Fiqri "Fiqo" Hasanaga (1953–2008) ishte muzikolog, kompozitor, instrumentist dhe solist shqiptar nga Mali i Zi.[1]

Ka lindur në vitin 1953 në Ulqin. Si i ri filloi të merrej me muzikë, Shkollën e mesme të muzikës e kreu në Prishtinë, ndërsa pas shkollimit u kthye në Ulqin që të punoj si arsimtar i kulturës muzikore. Nga viti 1987 ka punuar si redaktor muzike në Radio Ulqinin.

Është themelues i grupit muzikor "Kllapa e Ulqinit" (1980), si dhe i Festivalit të këngës për fëmijë në Ulqin (2005). Për nder të tij (pas vdekjes), festivali ndan çmimin “Fiqri Hasanaga”.[1]

Ka shkruar shumë këngë, disa libra, shumë kompozimeve, si dhe ka përpunuar shumë këngë. Libri më i njohuri i tij është “Valët e Ulqinit”, një përmbledhje e këngëve autoriale e botuar nga Qendra për kulturë – Ulqin dhe SHAI "Art Club".[1]

Ishte anëtar i SHKA “Josip Rela” në Besianë, Kosovë dhe i SHKA “Boshko Strugar” në Ulqin.

Ka vdekur më 22 shtator 2008 në Ulqin. Ndërsa në vitit 2015, Komuna e Ulqinit ka nisur iniciativën për emërimin e një rruge me emrin e tij.

Shiko dhe

Redakto

Referimet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto