Shah960, ose Shahu i Rastësishëm Fisher, është një variant i shahut i krijuar nga ish-kampioni i botës në shah, Bobby Fischer. Ky variant u prezantua më 19 qershor 1996 në Buenos Aires, Argjentinë, duke modifikuar rregullat e mëparshme të shahut të rastësishëm për të lejuar lëvizjen e rrokadës. [1]

Shembull i një pozicioni fillestar në lojën Shah960

Qëllimi kryesor i kësaj loje ishte të shmangte studimin dhe memorizimin e lëvizjeve hyrëse që ndodhin në shahun tradicional, duke i dhënë përparësi krijimtarisë dhe aftësisë. Në fillim të lojës, vendndodhja e gurëve standardë të shahut përcaktohet rastësisht, duke e bërë të pamundur mbështetjen në hapje të memorizuara. Emri Shah960 vjen nga fakti që ekzistojnë 960 pozicione të mundshme fillestare, duke i dhënë kështu lojës një karakter unik dhe sfidues.

Referime

Redakto
  1. ^ "What is Chess 960 or Fischer Random Chess? | Chess.com Help Center". support.chess.com (në anglisht). Marrë më 2024-11-20.