Fjalë të harruara të gjuhës shqipe, dialekti i jugut.

Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.


Këto janë disa nga fjalët e gjuhës shqipe te zonës së Beratit, Cukalat të dëgjuara deri në vitet 2000, që sot mund të jenë zhdukur ose përdoren nga të moshuarit.

Redakto

Fjalë që përdoren në pjesën e gatimit të ushqimeve:

Redakto

Bollgur - oriz i zier i thatë që përdorej në dimër.

Redakto

Bogdan - grur i zier i tharë pa krunde, që përdorej para se të vinte dimri, sepse ishte pa zhap dhe prishej më shpejt.

Redakto

Pekmes - lëng i trashë marrë nga frutat e ziera, por pa fruta brënda vetëm lëngu dhe bëhet prej mëni dhe rrushi.

Rahni - nënprodukt i rrushit i athët, përdorej për të hapur oreksin.

Redakto

Papare - bukë e thatë me ujë të ngrohtë, e bërë me qëp të skuqura, vaj dhe kripë.

Redakto

Arapash - ushqim që bëhet me miell misri, vaj dhe kripë.

Redakto

Cyrek - bukë e ngrohtë.

Redakto

Fjalë që përdoren në pjesën e enëve të gatimit:

Redakto

Mëngër - bluan ullinjtë dhe i bën vajë - rreth 5 kg dhe ka formën e një breshke.

Redakto

Doçe - rreth 5 kg dhe ka formën e një breshke. Është me dy veshë dhe përdoret për mbajtjen e ujit.

Redakto

Kadishte - enë druri ku mbahet vera, bëhet prej dëllënje dhe meni.

Redakto

Çark - grin duhanin.

Redakto

Fjalë që përdoren në pjesën e veshjeve:

Redakto

Shajak – rrobë.

Redakto

Mollois – rregullon.

Redakto

Gunë - pallto e madhe.

Redakto

Tallagan – xhaketë.

Redakto

Gomashka - këpucë.

Redakto

Ushkur – llastik ,rrip.

Redakto

Mishovarka - nga lloji i ofendimit në këpucë.

Redakto

Rriponjë - rrip rrobash i hollë, i gjatë.

Redakto

Fjalë që përdoren për emra loirash:

Redakto

Dokerr - emër loje e cila luhej me dru të vogël të rrembullaket, të cilën duhet ta qëllosh me një shkop tjetër druri që ishte më i gjatë dhe ta fusësh në një gropë të vogël nga një distancë e madhe.

Redakto

Cingël – e njëjta lojë por jo me dru të vogël të rrembullaket, por me një dru pak më të gjatë.

Redakto

Fjalë që përdoren për mjetë pune:

Redakto

Krrabë - shkop druri që kap degen e pemës dhe e ul poshtë.

Redakto

Naxhake - spate e vogël.

Redakto

Fjalë të tjera:

Redakto

Qepën - material druri që mbyll dyert nga pjesa e brendshme.

Redakto

Ysmet - dikush sëmurët dhe merret kujdes për gjithçka nga dikush tjetër.

Redakto

Ysmetçi - ai që i bënte ysmet të sëmurit.

Redakto

Mollopup –  i shëndosh.

Redakto

Çyryk - dikush me aftësi të kufizuara fizike ose mendore.

Redakto

Sebep - kanë një sebep, kanë një festë.

Redakto

Kuriak - kotec pulash.

Redakto

Katua - bodrum.

Redakto

Haur - vend ku mbahen kafshët.

Redakto

Binc - vend i errët dhe i mbyllur që zakonisht gjendej në katin e parë të banesës dhe mbaheshin veglat e punës ose gjëra thuajse të padobishme.

Redakto

Rraqe - gjëra të padobishme.

Redakto

I molepsur - i lodhur, ofendim.

Redakto

Malukat - parazit që ha të korrat.

Redakto

Masat – çakmak.

Redakto

Gurziam - zjarr.

Redakto

Ky artikull është bërë për të ndihmuar me etimologjinë e fjalëve në gjuhën shqipe.

Redakto

Referimet

Redakto

Fjalët janë marrë nga një i moshuar i zonës.

Redakto