Fjalëformimi në gjuhën shqipe
Fjalëformimi në gjuhën shqipe
Formimi i fjalëve të reja me mënyrat e me mjetet që ka gjuha shqipe dhe dega e gjuhësisë që i studion këto. Mënyrat e F. në Gj.Sh. janë: 1) Prejardhja, d.m.th. formimi i fjalëve me anë të bashkimit të temave me parashtesa a prapashtesa p.sh.: ç-armatos, për-hap, letër-si, luftë-tar, përkthye-s, pun-oj, shumë-zoj, bark-as, vazhdim-isht etj. 2) Kompozimi, d.m.th. formimi i fjalëve të reja me anë të bashkimit të dy temave në një fjalë të vetme, p.sh.: bregdet, marrëdhënie, jug- iindj’e, bashkëpunoj, mirëmbaj etj. 3) Pëmgjitja, d.m.th. formimi i fjalëve të reja nga bashkimi i ay a më shumë fjalëve në një fjalë të vetme, p.sh.: farefis (farë e fis), gjëegjëzë (gjë e gjëzë), dymbëdhjetë (dy mbë dhjetë), etj. 4) Paranyjëzimi, d.m.th. formimi i fjalëve të reja (mbiemra e emra) duke i paravënë trajtës së pjesores një nyjë të përparme, p.sh. i ditur, i hapur, i mësuar, etj., të dëgjuar-it, të ecur-it, etj. 5) Konversioni, .d.m.th formimi i fjalëve të reja si pasojë e kalimt në një pjesë tjetër të ligjëratës, p.sh. ndajfoljet mot, vjet, sheshit (nga emrat përkatës), hapur, ndenjur, shkoqur (nga pjesoret përkatëse), emrat e bardha (e vezës, e syrit), e verdha (e vezës), e bukura, të ardhurat, të lashtat, (nga mbiemrat përkatës) etj. Disa herë këto mënyra bashkëveprojnë njëkohësisht, p.sh. prejardhja e paranyjëzimi (i sotshëm, i hekurt), kompozimi a pëmgjitja dhe prejardhja (barabrinjës, dalzotës, marrëveshje, këmbadoras, i përdyjavshëm, i dorëpërdorshëm etj,
Mënyrat më të rëndësishme e më prodhimtare në fjalëformimin e shqipes janë prejardhja dhe kompozimi. Studimi i fjalëformimit është bërë një nga fushat kryesore të gjuhësisë shqiptare. Nië pasqyrë përmbledhëse e fjalëformimit në gjuhën e sotme letrare jepet në veprën Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe.