Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare

Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare.jpg

"Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare" shkruar nga Dr. Zenepe Dibra. Si vepër e posaçme enciklopedike pasqyron arritjet e gruas shqiptare nëpër shekuj. Ky fjalor enciklopedik, i pari i këtij lloji, është i mbushur plot me histori të intelektualeve, mësueseve, artisteve, luftëtareve, aktivisteve, politikaneve e sportisteve shqiptare. Autorja këtë fjalor enciklopedik nuk e ka konceptuar vetëm si vepër enciklopedike të mbyllur në kufijtë shtetërorë të Shqipërisë por edhe më tej. Fjalori ka 759 faqe.