Zenepe Dibra lindi në Shkodër më 13 mars 1948 ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. Më 1970 diplomohet inxhiniere ndërtimi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë, Dega Ndërtim. Deri në vitin 1974 punon inxhiniere projektuese në Zyrën urbanistike, pranë komitetit ekzekutivë në rrethin e shkodrës. Për 13 vite deri më 1987 është pedagoge në Filialin e universitetit të tiranes. Më 1986 merr graden shkencore "Kandidat i shkencave " (konvertuar në dottore shkencash më 1993) në vitin 1997 punon drejtore pranë "Drejtorisë rajonale të rrugëve Shkodër " deri në vitin 2000. Më pas emërohet inxhiniere e degës teknike pranë kësaj ndërmarje. Më 1998 krijon shoqatën "Gruaja intelektuale shkodrane". Me këtë shoqatë ka organizuar shumë aktivitete në ndihmë të grave edhe të vajzave të qarkut të shkodrës. Më 2004 ka botuar librin "Bijat e Rozafës - gra të shquara të hapsirës shkodrane. Më 2006 është bashkautore në librin "A BIOGRAPHIKAL DICTIONARY OF WOMEN'S MOVEMENTS AND FEMINISM-central , Eastern , and South Eastern Europe , 19 th and 20 th Centurie (Fjalor biografik i lëvizjes femërore dhe feminizmit - i Europës qendrore , lindore dhe jugëlindore i shekullit 19 dhe 20).[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Zeqo, Moikom (13 shkurt 2008). "Doli nga shtypi "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare"". zemrashqiptare.net. Marrë më 27 korrik 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)