Fjodor Shaljapin ishte këngëtar rus, njëri nga basët më të shquar të botës, i cili shkëlqeu në skenën e vendit të tij dhe në skenat më të mira botërore me rolet e protagonistëve në operat e njohura : "Ivan Suzanin", "Boris Godunov", "Faust", "Berberi i Seviljes", "Karmen", "Don Kishoti", etj. Vdiq më 12 prill të vitit 1938.