Flamur Doli
Flamur Doli (1951, Mitrovicë) është Inxhinier i diplomuar i arkitekturës, studiues i arkitekturës popullore, restaurator dhe profesor universitar.
Biografia
RedaktoFlamur Doli lindi në Mitrovicë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Mitrovicë, kurse studimet e Arkitekturës i kreu në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Shkupit, Maqedoni (1974). Studimet pasdiplomike i kreu në Fakultetin e Arkitekturës, Universiteti i Shkupit (1984). Ndërkaq, më 2008, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës e mbrojti disertacionin e doktoratës me temën: “Arkitektura vernakulare e Kosovës”.
Gjatë viteve 1975 - 1985 punoi si asistent në lëndët: Gjeometria deskriptive dhe Perspektiva gjeometrike në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës. Më pas, prej vitit 1985 - 2009 ligjëroi lëndët: Gjeometria deskriptive dhe Perspektiva gjeometrike. Në vitin 2009 u avansua në thirrjen akademike Profesor Asistent, kurse në vitin 2013, në thirjen Profesor i Asocuar. Përveç lëndëve të zëna ngoje më sipër, që nga viti 2009, përkatësisht nga viti 2013, ligjeron lëndën: “Banimi tradicional në Kosovë” - studimet Bachelor, dhe lëndën “Teoria dhe praktika e restaurimit” - studimet Master.
Është themelues i programit mësimor për lëndën: “Banimi tradicional në Kosovë”. Ky program studimor shquhet për karakterin e plotë origjinal. Ishte njëri prej themeluesve të studimeve në Arkitekturë (1978). Për tre mandate ishte Prodekan për mësim, si dhe për shumë mandate shef i Katedrës. Ka të botuara këto monografi studimore: “Shkolla kosovare e mjeshtrit popullor shqiptar” (1993), “Të krijuarit dhe arkitektura” (1997), “Arkitektura tradicionale - popullore e kosovës. Traditional popular architecture of Kosova” (2001- shqip/anglisht) dhe “Arkitektura vernakulare e Kosovës” (2009). Këto monografi studimore në mbarë përbërësit e tyre paraqesin një kontribut thelbësor plotësisht origjinal dhe me vlerë për kulturën materiale shqiptare. Monografitë e zëna ngoje janë të parat dhe të vetmet nga fusha e arkitekturës popullore të botuara në gjuhën shqipe nga një autor arkitekt në Kosovë. F. Doli ka marr pjesë me botime shkencore në këto konferenca ndërkombëtare: Slloveni (1989), Itali (2011; 2012; 2013), Japoni (2010), Kanadë (2012), Austri (2014).
Flamur Doli është autor i ekspozitave shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare nga lëmi i arkitekturës popullore të Kosovës të hapura në: Gjermani (1999, 2000), Turqi (2012 dy ekspozita), Prishtinë (2001, 2010), Prizren (2002). Nga përvoja profesionale e autorit duhet veçuar hartimin e projekteve kryesore për restaurimin rindërtues dhe rijetësimin e këtyre objekteve të realizuara: Mitrovicë (1989), të kullave të tipit të Rrafshit të dukagjinit në Junik (2001, 2003), Prekaz (2004), Mitrovicë (2006) dhe shtëpisë tradicionale për banim në Pejë (2003/2011). Autori është anëtar i asociacionit ndërkombëtar: “International Society for Geometry and Graphics” (ISGG) dhe anëtar nderi i: Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. Aktualisht jeton në Prishtinë dhe është mësimdhënës dhe prodekan në Departamentin e Arkitekturës të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë.
Publikime
Redakto- Shkolla Kosovare e mjeshtrit popullor shqipar - Prishtinë 1993 [1]
- Të krijuarit dhe arkitektura - Prishtinë 1997 [1]
- Arkitektura tradicionale popullore e Kosovës - Traditional Popular Architecture of Kosova - Prishtine 2001 [1]
Te tjera
Redakto- Ekspozita : Tradicionelle Architektur aus Kosova (lexo:Tradicionele Arhikektur aus Kosova) - 2000
Shih edhe
RedaktoBurimi i te dhenave
Redakto- ^ a b c "Teme kursi studentesh" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shtator 2007. Marrë më 23 gusht 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)