Flamur Hoxha
Flamur Lutfi Hoxha, (lindur më 20 mars 1968 ne Kukes) është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
RedaktoRrjedh nga një familje e madhe patriotike e spikatur qe nga mesi i shekullit te 18, me kontribute e ndikim ne zone pasi te paret e saj ishin klerike te njohur, te shkolluar, kishin aktivitet tregtar dhe lidhje te forta miqësore me shumë familje të njohura në Lumë e me gjere.
Pas pushkatimit të gjyshit Haki Idriz Hoxha ne vitin 1975, ende pa mbushur 9 vjeç, në vitin 1976, debohet me të gjithë trungun familjar në kampin e internimit Shetaj në periferi të Durrësit ku deri në 1990 jetuan familjarisht padrejtesine e sistemit, skamjen dhe vështirësitë e punëve të rënda dhe të papaguara në sektorin e bujqësisë në fshatrat Shetaj, Perlat e Rinia të Durrësit. Flamuri behet pjese e levizjes se studenteve te dhjetorit 90, me krijimin e Partisë Demokratike rrjeshtohet nga te paret me të gjithë familjarët e tij, anëtar nismetar dhe aktivist ne degën e Partisë Demokratike Durrës.
Në mars 1991 i ndërpret studimet e sapo fituara me konkurs dhe aq të dëshiruara në fakultetin e ekonomisë( të pamundura prej biografisë së keqe mbas mbarimit te shkollës se mesme Mekanike Bujqësore Shkozet dega ndërtim 82-86) dhe merr rrugën e mundimshme të emigrimit si mijëra qytetarë shqiptarë të cilët ende nuk shihnin dritën e shpëtimit pas humbjes së zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti dhe me pas kreu studimet në fakultetin e shkencave juridike në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Vitet e vështira të emigracionit 91-93 i dhanë eksperincën dhe njohuritë e duhura për zhvillimin e sipërmarrjes private ku nga 1993 ka drejtuar, menaxhuar dhe zhvilluar një seri biznesesh dhe se bashku me bashkshorten drejton ndërmarrjet e veshjeve KLER shpk Shqipëri dhe KLER SRL ne Itali, produkte cilësore qe eksportohen e tregtohen në të gjitha vendet e Evropës, në Amerikë dhe vende të tjera. Që nga viti 2008, themelon kompaninë FB-ART shpk dhe angazhohet në sektorin e ndërtimit duke u shndërruar në një prej bizneseve më cilësore të kësaj fushe. Tregu imobiliar është një tjetër sektor i rëndësishëm në aktivitetin e tij ekonomik.
Në të gjithë veprimtarinë e tij të biznesit nuk ka asnjë rast të marrëdhënieve kontraktuale për përdorimin e fondeve publike të buxhetit të shtetit në nivel qëndror apo lokal. Krahas ngritjes së kompanive private në fushat e mësipërme të aktivitetit ekonomik është angazhuar ne krijimin, drejtimin dhe perfaqesimin e dhomave te ndryshme të biznesit, gjitheshtu në fushën e politikës në krah të partisë Demokratike, si anëtar i Këshillit kombetar të saj, si i ngarkuar i kryesisë së PD për riorganizimin e strukturave, në disa dege te Qarkut Tiranë dhe Lezhë. Në zgjedhjet parlamentare te 2017 kandidoi në qarkun e Tiranës, mori mbi 22000 vota në zonën e Kamzes dhe Paskuqanit por nuk mundi të bëhej pjesë e parlamentit për arsye të renditjes në listat e sistemit proporcional elektoral. Drejtoi për disa kohë degën e Partisë Demokratike në Kamëz duke konsoliduar dhe pregatitur për fushatën zgjedhore strukturat partiake të kesaj dege.
Ne zgjedhjet parlamentare te 25 Prillit 2021, drejtues politik i Qarkut Kukes dhe si deputet qe kryesonte listen e deputeteve te qarkut ai mori nje mbeshtetje te madhe nga qytetaret pa dallim bindjesh politike për qytetarine e ndershmerine e tij. Me angazhimin dhe pasionin e tij për sportin, ideoi dhe ndërmori inciativën për të bërë bashkë një grup kontribuesish të rëndësishëm më synimin e qartë për ngjitje të Klubit të Futbollit Kukës nga kategoria e dytë në të parën dhe në superiore, rezultat i këtij angazhimi FK Kukës nga viti 2009 deri në vitin 2013 shënoi sukseset e para në Shqipëri e në kupat Evropës. Fale pasionit te tij për artin, historinë, etnografinë dhe kulturën në tërësi u bë mbështetës kryesor dhe sponsor i vetëm per botimin e revistes illz, reviste letrare e Tiranes, periodike dy mujore, ballkanike. Gjithashtu ka mbështetur botimet kryesore te Klubit te Poezise, botime te rralla e te munguara historike, etnologjike duke sjelle ne fondin e arte te kultures shqipe pasurine etnologjike te trevave te Kukesit, Hasit, Malziut, Fanit e Malesise se Gjakoves.
Flamur Hoxha është i vetmi institucion moral që ka mbështetur financiarisht dhe vazhdon të mbështesë shkrimtarët martire të Shqipërisë, ndaj të cilëve shteti e shoqëria nuk ka patur asnjëherë vemendjen e duhur, ndërkohë që ata janë ndërgjegjje kombëtare dhe shkollë qëndrese. Ai bëhet sponsor dhe promovues i veprës së shkrimtarëve martire të dënuar, me varje e pushkatime si Havzi Nela, Vislon Blloshmi, Genc Leka, Trifon Xhagjika, Gjergj Fishta etj, sa ka arritur te indentifikohet si nje institucion i tille promovimit te shkrimtareve martire shqiptare.
Ne gjithe veprimtarine jetesore te tij, ne arritjet ne biznes e kudo ai ka patur mbeshtetjen e fuqishme te familjes. Mira, bashkëshortja, vijon me përkushtim drejtimin e sipërmarrjes dukë shënuar progres cilësor dhe sukses ndërkohë që i është dashur të kujdeset edhe për tre fëmijët dhe prindërit e tij. Flamur Hoxha është familjar e bashkëshort i përkushtuar, baba i një vajze dhe dy djemve, mik fisnik i shumëkujt, njeri që u është gjendur shumë e shumë njerëzve, mbështetës pa kushte i Partisë Demokratike Arkivuar 14 nëntor 2022 tek Wayback Machine.
Shikoni dhe
RedaktoReferimet
Redaktohttps://businessmag.al/flamur-hoxha-sipermarresi-qe-bleu-pronarin-e-tij/
Lista e deputetëve të Legjislaturës VI të Kuvendit të Shqipërisë
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë