Flamuri i Antigua dhe Barbudas
(Përcjellë nga Flamuri - Antigua dhe Barbuda)
Flamuri kombëtar i Antigua dhe Barbudas u adoptua më 27 shkurt, 1967, dhe u dizejnua nga një mësues i quajtur Reginald Samuels. Dielli simbolizon agimin e një epoke të re. Ngjyrat kanë kuptime të ndryshme, e zeza është për paraardhësit Afrikan të popullit, e kaltra simbolizon shpresën dhe e kuqja energjinë. Renditja e njëpasnjëshme e ngjyrave të kaltër, të verdhë dhe të bardhë gjithashtu qëndron për diellin, detin dhe rërën. E kaltra gjithashtu simbolizon Detin e Karaibeve, dhe forma V simbolizon fitoren (victory në anglisht).
Shih dhe këtë
Redakto