Floran Vila
Floran Vila (Tiranë, 28 tetor 1942) është pedagog pranë Departamentit të Fizikës, në Universitetin e Tiranës, kryesisht në disiplinat themelore të Fizikës së Përgjithshme. Fusha e studimeve është fizika e aplikuar dhe përfshin disa drejtime: elektricitetin, fizikën e materialeve dhe fizikën e atmosferës. Në periudhën 1975-1985 ka drejtuar grupin kërkimor-shkencor për studimin e elektricitetit statik industrial, duke shkelur drejtime të reja me interes teoriko-aplikativ. Në vitin 2015 është nderuar nga Unioni Ballkanik i Fizikës me “Çmimin e Nderit” (BPU HONOR AWARD), me motivacionin “Për kontribute të mëdha në fizikë dhe në Unionin Ballkanik të Fizikës”. Kampion Shahu në vitet 1962 dhe 1973. Në listën e Shahistëve i është shkruar emri gabim - Florian Vila