Florian Kongolli
Florian Kongolli është studiues dhe inxhinier i teknologjisë së lartë.[1]
Biografia
RedaktoFlorian Kongoli, ka 3 diploma: Baçelor i Shkencave, Master i Shkencave, Universiteti i Montrealit, Kanada dhe Diplomë Doktor i Shkencave: Universiteti Tohoku, Japoni. Që nga viti 1996 ai është CEO i FLOGEN Technologies Inc. (www.flogen.com) institutit për kërkim të zbatuar të Teknologjisë së Lartë të Qëndrueshme i themeluar në Kanada dhe SHBA me përfaqësi në më shumë se 15 vende të botës ndërsa kryen projekte të teknologjisë së lartë në më shumë se 40 vende.
Që nga viti 2007 ai është Kryetar i FLOGEN Star Outreach (www.flogen.org), organizatë jofitimprurëse e dedikuar për (1) arritjen e qëndrueshmërisë përmes shkencës dhe teknologjisë, (2) ngritjes së profilit të shkencës dhe inxhinierisë në shoqëri, dhe (3) nderimi i duhur i shkencëtarëve dhe inxhinierëve. Që nga viti 2003 Dr. Kongoli ka qenë President i Komitetit Organizativ të Samiteve të Përpunimit Industrial të Qëndrueshëm (SIPS) që mbahen çdo vit në disa vende të botës me një pjesëmarrje mesatare prej 500 autorësh nga akademia, industria, qeveria dhe bota e sipërmarrjes që përfaqësojnë një mesatare prej 80 shtete.
Dr. Kongoli ka rreth 25 vjet përvojë të pasur shkencore dhe të teknologjisë së aplikuar përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë në angazhime të shumta të ftuara në të gjitha kontinentet. Ai ka punuar me më shumë se 60 kompani të njohura kimike dhe metalurgjike dhe me disa universitete të njohura në mbarë botën. Dr. Kongoli në 10 vjetët e fundit ka botuar 77 libra dhe rreth 190 artikuj shkencorë dhe ka mbajtur në shumë vende rreth 200 prezantime plenare, kryesore dhe të ftuara, si dhe artikuj, raporte teknike dhe prezantime kërkimore. Ai ka shërbyer në shumë poste drejtuese në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Kongoli është Anëtar i Zgjedhur i Akademisë Euro-Mesdhetare të Arteve dhe Shkencave (EMAAS) dhe anëtar i Komitetit të Çmimit të Arritjeve Industriale të Federatës Ndërkombëtare të Kontrollit Automatik. Në vitin 2017 ai u shpërblye me “Environmental Tech CEO of the year 2017” nga revista CEO-Monthly në Britaninë e Madhe dhe në vitin 2019 iu dha titulli zyrtar Qytetar Nderi i Rio-de-Zhaneiros me një Dekret Legjislativ të posaçëm.[2] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ https://www.flogen.org/pdf/Kongoli%20Bio_short-June%202020-web.pdf
- ^ "Florian Kongoli". www.intechopen.com (në anglisht). Marrë më 2024-11-10.
- ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 71, ISBN 9789951518208