Florin Kelmendi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Florin Kelmendi ka lindur më 2 Mars 1957 drejtor i Radio Televizionit RTV21[1], shqiptare nga Kosova.
Florin Kelmendi | |
Emri | Florin |
Mbiemri | Kelmendi |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | kosovare, |
Profesioni | gazetar |
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ "MEDIA CONTACT LIST". Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2011. Marrë më 30 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Florin Kelmendi u lind më 2 mars 1957 në Pejë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Pejë. Studioi ekonominë dhe letërsinë në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1979, deri në mbylljen e dhunshme të RTP nga pushteti i atëhershëm serb, punoi gazetar, drejtues programesh dhe Redaktor i Redaksisë së Programit të Mëngjesit dhe të Natës në Radio Prishtinë.
Bashkëpunoi edhe me TV Prishtinën, në cilësinë e autorit dhe drejtuesit të disa progameve televizive
Në fillim të viteve 90- të punoi korrespondent nga Prishtina për TV Viktoria në Nju Jork.
Është bashkëthemelues dhe njëri nga pronarët e RTV21.
Vitet 1998/99 ishte kryeredaktor dhe Drejtor i Radios 21 – radio e parë shqiptare në Internet, ndërsa që nga pas lufta është i ngarkuar me detyrën e drejtorit të Programeve kulturore artistike, dokumentare dhe i aktualitetit në këtë medium.
Në bashkëpunim me Internews – SHBA, vitet 1998/1999, ishte autor i disa dokumentarëve dhe bashkëproducentë ekzekutiv i serisë së filmave të shkurtër dokumentarë me titull Kosova@: A view from Inside.
U certifikua trajner i gazetarisë në BBC Trust, ligjëroi në “Faik Konica” në Prishtinë dhe është bartës i trajnimit dhe përgatitjes së kuadrave gazetare në RTV21.
Ishte autor dhe drejtues i serisë së programeve dokumentare të TV-21 "Në orët e vona". Ishte autor i kabaresë së parë satirike shqiptare "Votoni për mua" (1995) dhe autor i skenarit dhe drejtues i programit javor artistik satirik televiziv të RTV-21 "Kabare Prishtina".
Shkruan prozë, tregime të shkurtra... Ka botuar përmbledhjen e tregimeve me titull "Ndalni trenat" dhe romanin “Vrasje në kornizë. Ky roman u shpërblye nga Ministrisa e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës me çmimin për vepër më të mirë në prozë, “Anton Pashku, për vitin 2018.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |