Florina Duli, e lindur më 29 Maj 1964, është mësuese, aktiviste për të drejtat e njerëzve, këshilltare politike dhe shërbyese civile. Sa i përket jetës personale ky angazhim dhe përkushtim në punë nuk e ndaloi atë nga krijimi i një familje të madhe. Florina ka gjashtë fëmijë dhe tani dhe një mbesë dhe nip.

Fillet e Karrierës si Mësuese Redakto

Ajo filloi karrierën si mësuese në shkollën e mesme “Stevan Mokranjac” në Prishtinë dhe si ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1989, pak vite para se të gjitha shkollat në gjuhën shqipe të mbylleshin,dhe mësimi të vazhdonte në shkolla private. Këshilltare Politike e shefit të shtyllës së dytë të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Në atë kohë punohej për themelimin e institucioneve të Kuvendit të Kosovës. Procesi udhëhiqej nga ndërkombëtarët ndërsa Florina, Behar Selimi dhe Robert Muharremi, ishin të vetmit kosovar të përfshirë në atë proces. Pas zgjedhjes së Kryesisë së Kuvendit, asaj iu kërkua që të vazhdojë të shërbejë si këshilltare politike e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, gjë që e ka bërë deri në marrëveshjen e vonuar për koalicionin qeverisës në vitin 2002.[1]

Klubi Republikan Redakto

Gjatë viteve 2001-2007 ajo ka menaxhuar Klubin Republikan, një klub debati që është bashkëthemeluar me me prof. Michael Daxner (Free Berlin University), Tom Koenigs (German Bundestag), Dukagjin Gorani (këshilltar i kryeministrit për siguri), etj.[2]

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) Redakto

Që nga viti 2012, 'Florina Duli është Drejtoreshë Ekzekutive e IKS një institut kërkimor i pavarur, jo fitimprurës, që fokusohet në hulumtime empirike dhe analiza të zhvillimeve socio-ekonomike në Kosovë.[3]

Çmimet dhe Nderet Redakto

Falë angazhimit të saj gjatë situatës së refugjatëve në Maqedoni, Florina, në vitin 2001, fitoi çmimin Gallantry Award, çmim ky që ju dha nga Anne, Princesha e Mbretërisë së Bashkuar.


Referime Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2016. Marrë më 26 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://anticorrp.eu/members/iks/
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2018. Marrë më 26 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)