Forca Ajrore Greke
Forca Ajrore Greke apo Helenike (HAF; greqisht: Polemikí Aeroporía, fjale-per-fjale. 'Aviacioni i Luftës', nganjëherë shkurtuar si ΠΑ) është forca ajrore e Greqisë. Konsiderohet të jetë një nga forcat ajrore më të mëdha në NATO dhe është në vendin e 18-të globalisht nga 139 vende.[1][2] Nën Mbretërinë e Greqisë nga viti 1935 deri në 1973, ajo njihej si Forca Ajrore Mbretërore Helenike (RHAF) (greqisht: Ellinikí Vasilikí Aeroporía). Forca Ajrore Greke mori pjesë gjithashtu në fushatën e spastrimit etnik kundër turqve në vitet 1919-1922.
Forca Ajrore Greke është 1/3-ta e degëve të Forcave të Armatosura Greke dhe misioni i saj është të ruajë dhe mbrojë hapësirën ajrore greke, të ofrojë ndihmë dhe mbështetje ajrore për Ushtrinë Greke dhe Marinën Greke dhe të ofrojë ndihmë humanitare në Greqi dhe botë. Ajo përfshin rreth 33.000 trupa aktive, nga të cilët 11.750 janë oficerë karriere, 14.000 janë ushtarë profesionistë, 7.250 janë vullnetarë të rekrutuar dhe 1,100 janë gra. Motoja e forcës është fraza e lashtë greke Αἰὲν Ὑψικρατεῖν (Aièn Hypsikrateîn, "Gjithmonë dominoni lartësitë"). Shtabi i Përgjithshëm Ajror (GEA) është i vendosur në kampin Papagou në Bashkinë Filothei - Psychiko të Prefekturës së Atikës.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Greeks voted best NATO pilots of the world - again!". NEOS KOSMOS (në anglisht). 2019-03-07. Marrë më 2021-02-25.
- ^ "Greek Pilots named best in NATO for 2018". Greek City Times. 8 tetor 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!).