Forca Konstabulare e Xhamajkës (FKXh) është forca policore kombëtare e Xhamajkës.

Historia

Redakto

Historia e zbatimit të ligjit në Xhamajka filloi në vitin 1716 kur rojet e natës u caktuan për t'i shërbyer qyteteve: Port Mbretëror (Port Royal), Kingston dhe famullitë e Shën Katerinës dhe Shën Andreas. Në vitin 1832 filloi përpjekja e parë për të krijuar një forcë të përhershme policore dhe Uilliam Remsi u emërua Inspektor i Përgjithshëm i forcës policore në vitin 1835.

Kjo forcë vazhdoi shërbimin e saj deri në vitin 1865, vitin e rebelimit të Gjirit Morant. Kjo kryengritje tregoi cenueshmërinë e paqes dhe ligjit në Xhamajka dhe shkaktoi krijimin e një force policore të përmirësuar, Forca e Policisë së Xhamajkës.

Forca Konstabulare e Xhamajkës (FKXh) u krijua me Ligjin 8 të vitit 1867, gjatë periudhës së kolonializmit britanik në Xhamajka. FKXh-ja synohej të ishte një organ civil me strukturë ushtarake. [1]

  1. ^ Blue Book: Island of Jamaica, 1914-1915. Kingston: Government Printing Office. 1915. fq. J3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)