Forca aerodinamike (rezistenca e gazrave), duke konsideruar një trup të ngurtë të zhytur në një gaz, është forca rezultante që gazi ushtron mbi trupin, ose cilido komponent i saj. Duke analizuar origjinën e kësaj force mund ta ndajmë në dy komponentë : forca normale dhe forca tangjente me sipërfaqen ose sipërfaqet e trupit në fjalë. Forma aerodinamike zvogelon rezistencen e ajrit.

Forca normale

Redakto

Lind nga shtypja që gazi ushtron mbi sipërfaqen e trupit të ngurtë të zhytur në të. Kjo përbërëse e forcës aerodinamike, plotëson çiftin e forcave vertikale në lidhje me forcën e gravitetit. Shembull i thjeshtë për të kuptuar forcën aerodinamike (përbërësen normale) është rënia e një parashute. Lëvizja e saj vertikale kryhet e kontrolluar pikërisht sepse komponentja normale e rezistencës së ajrit kundërshton forcën e rëndesës së objektit të vendosur në parashutë

Forca tangjente

Redakto

Lind nga viskoziteti i gazit të konsideruar, ose e thënë ndryshe nga fërkimi i gazit me sipërfaqen e trupit të ngurtë dhe varet nga shpejtësia reciproke midis trupit dhe gazit.