Formati i letrës
Formati i letrës është shenjë që tregon madhësinë dhe proporcionet e faqes së letrës (për letër në rolne format caktohet me gjerësinë e rolnes). Nga viti 1920, në Gjermani filluan të zbatoheshin formatet standarde të letrës, të cilat u zbatuan në industrinë e letrës.
Formatet standarde
RedaktoFormatet standarde të letrës që quhen edhe formate normale janë sipas sistemit ISO 216 (më parë : DIN), ku gjithmonë ana e shkurtër e faqes (m) është në proporcion me të gjatën (M), si e madhja me dy herë me të voglën e faqes :
kjo jep raportin .
Prandaj, sipas kësaj, nëse e ndajmë për gjysmë një format të letrës apo i bashkojmë dy formate standarde të letrës, përsëri fitojmë format me proporcione të njëjta. Formatet standarde të letrës përfshijnë rendin kryesor A dhe rendet ndihëse B, C, dhe D. Çdo rend është i ndarë në klasë nga 0 deri në 12, kurse çdo njëra prej tyre përfitohet nëse bëhet ndarja nga ana e gjatë për gjysmë, pra në sipërfaqe përfitohen dy klasë fqinjë sikurse 2 : 1 Formatet shënohen me milimetra, kurse në Angli dhe SHBA me inça.
A0 | 84,1 x 118,9 mm |
A1 | 59,4 x 84,1 mm |
A2 | 42,0 x 59,4 mm |
A3 | 29,7 x 42,0 mm |
A4 | 21,0 x 29,7 mm |
A5 | 14,8 x 21,0 mm |
A6 | 7,4 x 10,05 mm |
A7 | 5,2 x 7,4 mm |
etj. | |
B0 | 84,1 x 118,9 mm |
B1 | 70,7 x 100,0 mm |
etj. | |
C0 | 91,7 x 129,7 mm |
C1 | 64,8 x 91,7 mm |
etj. |