Forumi Musliman i Shqipërisë (FMSH) nuk është një organizatë fetare, por qytetare themeluar pranë gjykatës së Tiranës në prill të vitit 2005, nga një grup intelektualësh dhe besimtarësh myslimanë shqiptarë, me qëllim ; mbrojtën e imazhit të fesë Islame në Shqipëri dhe në botë, dhe të drejtave të besimit dhe demonstrimit të tij, sipas kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Kartave Ndërkombëtare të Mbrojtjes të të Drejtave të Njeriut dhe Besimit.

Forumi Musliman i Shqipërisë - shenja dalluese

Forumi Musliman i Shqipërisë synon të rrisë vëmendjen e politikës dhe publikut shqiptar në luftë kundër Islamofobisë dhe racizmit, monitorojë incidentet e Islamofobisë dhe racizmit, dhe të punojë për të eliminuar diskriminim fetar dhe racor, dhe të lobizojë për çështje me interes për myslimanët e Shqipërisë dhe komunitetet e tjera të vendit.

Forumi Musilman i Shqipërisë synon të luftojë të gjitha format e racizmit, ksenofobisë, diskriminimit për shkak të besimit që ekzistojnë në Republikën e Shqipërisë dhe më tej.

Nëpërmjet komunikimit publik, intelektual dhe politik, FMSH synon të ruajë imazhin historik, kulturor dhe fetar të myslimanëve në Shqipëri dhe të fesë Islame dhe thyejë tabutë e politikës në Shqipëri dhe interesave te huaja qe operojnë ne vend, te cila në vitet e fundit e kane portretizuar Islamin si rrezik për Shqipërinë dhe integrimin e shqiptarëve në Evropë. FMSH refuzon dhe denoncon klithjet e racistëve dhe islamofobëve në Shqipëri të cilët kërkojnë të kthejnë myslimanët shqiptarë në të krishterë, ortodoksët greqishtfolës etj.

Lidhje të jashtme

Redakto