Francesc Eiximenis (OFM) ishte një shkrimtar françeskan katalunas i cili jetoi në shekullin e XIV në Kurorën (Mbretërinë) e Aragonit. Ai është njëri prej shkrimtarëve më të shquar mesjetar katalunas, që kur veprat e tij lexohen gjerësisht, kopjohen, publikohen dhe përkthehen. Prandaj, mund të thuhet se edhe në letërsi edhe në sferën politike ai kishte një ndikim të madh. Lexuesit e tij ishin njerëz të rëndësishëm të kohës, si për shembull mbretërit e Aragonit Pjetri IV, Gjoni I dhe Martini I, mbretëresha Maria de Luna (gruaja e Martinit I) dhe Papa Benedikti XIII i Avignonit.

Francesc Eiximenis
Të dhëna vetjake
U lind më1330
Gironë
Vdiq më1409
Perpignan
PunësimiShkrimtar

Francesc Eiximenis u lind rreth vitit 1330, ndoshta në Gironë. Që kur ishte shumë i ri, ai u bë françeskan dhe edukimi i tij filloi në Shkollën Françeskane në Kataluni. Më vonë, ai shkoi në universitetet më famëmadhe të Evropës: Univeristetin e Oksfordit dhe Universitetin e Paris. Universiteti i Oksfordit ndikoi në mënyrë të posaçme pasi françeskanët kishin atje një shkollë të rëndësishme. Kështu, disa françeskan anglezë (dhe autorë britanez në përgjithësi) janë ata mendimtarë që ndikuan më së shumti te Eiximenisi, si për shembull Robert Grosetesti (i cili Eiximenisin e thërriste Linkonist që nga koha kur ai ishte peshkop i Linkonit), Gjoni i Uellsit, Riçard Kilvingtoni, Aleksandri i Hellsit, Riçardi i Midelltonit, Tomas Braduardini, Uilliami i Okanit dhe Duns Skoti.

Në vitin 1371 pati përpjekje për ta sjellë atë në Universitetin e Lleidës si mësues. Por atij i mungonte titulli “Doktor i Teologjisë” (magister in sacra pagina) dhe kjo përpjekje nuk shkoi larg. Eiximenisi e fitoi këtë titull në vitin 1374 në Universitetin e Tollusit, me ndihmë financiare dhe mbështetje nga mbreti Pjetri IV.

Më pas, Eiximenisi u kthye në Kataluni, ku ai u konsiderua si intelektual i madh. Ai ishte në marrëdhënie të mira me Gjykatën e Kurorës së Aragonit dhe me klasën qeverisëse të Barcelonës dhe Valencës. Shumica e punimeve të tij janë të shkruara në dialektin valencian, ku ai qëndroi nga viti 1382 në 1408. Atje ai ishte këshilltar i jurats (përfaqësuesit të qytetit) dhe Consell (organit qeverisës të qytetit).

 
Faqja e parë e botimit të pamfletës Regiment de la Cosa Pública (Valencia, Cristòfor Cofman, 1499). Francesc Eiximenis është në të djathtë. Ai ua ofron librin e vet jurats të Valencias. Në të majtë është engjëlli i qytetit dhe mbretërisë së Valencias. Gjashtë Jurats të Valencia janë gjunjëzuar para portës gotike Serrans të murit të lashtë të Valencias.

Aktiviteti i Eiximenisit në Valencia ishte i palodhshëm , jo vetëm në letërsi. Viti 1391 ishte një vit i vështirë për qytetin dhe mbretërinë e Valencias, që kur atje filluan shumë probleme shoqërore. Në këtë kohë, Eiximenisi organizoi një lloj “ushtri të lutjes” në disa manastire dhe kuvende rreth Valencias. Në vitin 1392, ai dhe njerëz të tjerë morën si detyrë kontrollimin e librave çifute që u vodhën gjatë vitin 1391, gjatë pogromit. Në fund të vitit 1397, ai ishte anëtar i komisionit që duhej ta këshillonte mbretin Martini I për Skizmën Perëndimore. Në vitin 1397 dhe 1398 ai ndërmori organizimin e dy kryqëzatave të valencianëve dhe majorkanëve kundër piratëve mysliman të Afrikës së Veriut. Në vitin 1399 Eiximenisi ishte president i komisionit që duhej të unifikonte të gjitha shkollat në Valencia. Consell-i (organi qeverisës i Valencës) e refuzoi këtë në vitin 1400 por gjithsesi kjo përpjekje ishte qartazi hapi i parë drejt Universitetit të Valencës, që zyrtarisht u themelua në vitin 1499. Vitet e fundit e Eiximenisit në Valencia (1404 – 1408) ishin të përkushtuara për themelimin dhe ndihmën e manastirit françeskan të Shën Esperit (në Gilet, afër Saguntos. Ky manastir u themelua nga mbretëresha Maria de Luna.

Në vitin 1408 Eiximenisi mori pjesë në këshillin e Perpignanit. Atje, Papa Benedikti XIII i Avignonit e caktoi atë Patriarkun e parë të Jeruzalemit dhe më vonë administrator apostolik (peshkop i përkohshëm) u dioqezës së Elnës (emër i lashtë i dioqezës së Perpignanit).

Eiximenisi vdiq në Perpignan më 23 prill 1409.

Në Katalunisht

Redakto

Eiximenisi shkroi këto vepra në Katalunisht:

  • Tractat d'usura (Traktati mbi Fajden). Traktat i shkurtër mbi Fajden sipas ligjit të kanunit. Kjo çështje është diskutuar shumë në Mesjetë nga shumë studiues.
  • Lo Crestià (Të krishterët). Sipas Kurt Uitlinin emri duhet të jetë Lo Cristià.[1] Ishte një projekt i madh i Summa Theologica i shkruar në gjuhën popullore. Projekti origjinal përmban 13 libra por vetëm 4 janë shkruar:
    • Primer del Crestià (Kristiani i Parë) - merret me bazat e krishterimit.
    • Segon del Crestià (Kristiani i Dytë) - merret me joshjen.
    • Terç del Crestià (Kristiani i Tretë) - merret me llojet e ndryshme të mëkatit dhe kompensimin e tij.
    • Dotzè del Crestià (Kristiani i dymbëdhjetë) - merret me qeverinë dhe politikën në përgjithësi. Megjithatë përmbajtja është enciklopedike.
  • Regiment de la cosa pública (Udhëheqja e Republikës). Ishte një dhuratë nga Eiximenis për jurats (përfaqësuesit e qytetit) të Valencias, kur ai shkoi në Valencia në vitin 1383. Aty jepen këshilla për udhëheqje të mirë. Ky punim tregon ndikimin e Gjonit të Uellsit Communiloquium, sipas Albert Haufit.[2] Ky punim merret si pjesa e tretë e Dotzè del Crestià.
  • Llibre dels àngels (Libri i engjëjve). Është mjaft e kompletuar për engjëllogjinë por me disa mendime politike. Ky libër iu dedikua kalorësit valencian, Pere d'Artés.
  • Llibre de les dones (Libri i Gruas). Ky libër fillon me edukimin e gruas; por katër të pestat kanë të bëjnë me teologjinë dhe bazat e moralit të krishterë. Ky libër iu dedikua konteshës së Prades, Sanxa Ximenes d'Arenós.
  • Vida de Jesucrist (Jeta e Jezu Krishtit). Është një biografi e Jezu Krishtit me mendime teologjike dhe me përmbajtje medituese. Ky punim u ndikua nga vepra e Pseudo-Bonaventurit Mediationes Vitae Christi dhe gjithashtu nga françeskani i vrullshëm Ubertino da Casale sipas Haufit.[3] Ky libër iu dedikua kaloërsit valencian, Pere d'Artés.
  • Scala Dei or Tractat de contemplació (Shkallët drejt Perëndisë ose Traktati rreth Mendimit). Një traktat i shkurtër mbi moralin dhe teologjinë. I dedikohen mbretëreshës Maria de Luna.
  • Dy letra autografe në katalunisht (nga 15 korriku 1392 dhe 12 marsi 1396). E para (15 korrik 1392) i dërgohej Mbretit Martin I (i cili ishte princi i vetëm i kohës), dhe paraqiti interes që kur Eiximenisi i dha atij këshilla për qeverisjen e mirë të Sicilisë.

Në Latinisht

Redakto

Eiximenisi shkroi këto vepra në latinisht:

  • De Triplici Statu Mundi (Mbi tri shtetet e botës). Është një traktat eskatologjik. Ka dyshime se Eiximenisi nuk është autor i librit.
  • Allegationes (Deklaratat). Në Valencia ekzistonte një konflikt në mes Kishës dhe Shtetit, dhe disa njerëz të rëndësishëm u lutën të shprehin mendimet e tyre. Kjo është brenga e Eiximenisit. Në këtë këndvështrim ai është një teokratik i fortë.
  • Një pjesë e shkurtër e veprës së tij Summa Theologica. Ky është një fragment i shkurtër dhe ka të bëjë me disa çështje teologjike.
  • Ars Praedicandi Populo (Manual për predikimin e njerëzve). Një manual interesant mbi predikimit
  • Një predikim (ose një pjesë e tij).
  • Pastorale (Pastoral). Ka të bëjë me këshilla për priftërinjtë dhe peshkopët , dhe është përcjellëse e Pastroalit të Shën Grigorit. Ky libër iu dedikua Hug de Llupia-së, peshkopit të Valencias.
  • Psalterium alias Laudatorium Papae Benedicto XIII dedicatum (Psalter ose Doksologji dedikuar Popa Benediktit XIII). Është një koleksion i bukur i 344 lutjeve. Siç kuptohet edhe nga titulli, ky libër iu dedikua Papa Benediktit XIII të Avignonit.

Dy libra të tjerë i atribuohen Eiximenisit: Cercapou dhe Doctrina compendiosa. Doktrina compendiosa tregon mbi ndikimin e madh nga teoritë politike të Eiximenisit. Kishte po ashtu një përshtatje të Llibre dal as Dones në spanjisht, i cili u quajt Carro de las Donas.

Puna e Eiximenisit pati shumë sukses në kohën e tij, siç dëshmohet nga më shumë se 200 manuskriptat e tij. Një tjetër shembull është Psaltiri devotissim (Përkthimi në katalunisht i 100 nga 344 lutjeve të Psalterium alias Laudatorium). Ky libër kishte 2000 kopje, më shumë se dyfishi i kopjeve të Tiranti i Blancit (Valencia 1490 dhe Barcelonë 1497). Ky ishte botimi më i madh i pamfletave në gjithë letërisë katalunase mesjetare.

Pati po ashtu shumë përkthime rreth shekullit XV dhe XVI. Libra de les dones u përkthye në spanjisht. Një nga përkthimet në spanjisht u përdor për edukimin e katër vajzave të Monarkëve Katolik. Llibre dels Angles pati sukses ndërkombëtor dhe u përkthye në disa gjuhë: spanjisht, latinisht, frëngjisht dhe madje edhe në flemisht (gjermanishtja belge). Ky mund të ketë qenë libri i vetëm i letërsisë katalunase mesjetare që u përkthye në flemisht. Po ashtu, libri Vida de Jesucrist u përkthye në spanjisht dhe frëngjisht.

Në fund, janë dy shembuj të tjerë që tregojnë përhapjen ndërkombëtare të punës së Eiximenisit. E para, përkthimi frëngjisht i Llibre dels Angels ishte libri i parë i vitit 1478 i printuar në Gjenevë. Së dyti, përkthimi spanjisht i Vide de Jesucrist ishte libri i parë i printuar në Granadë në vitin 1496 pas pushtimit të qytetit nga Monarkët Katolik.

Fatkeqësisht, ne kemi vetëm disa botime moderne të punës së Eiximenisit. Shumica e botimeve moderne të punimeve të tij u përgatitën nga Kurt Uitllini dhe Albert Haufi.


 
Fillimi i Terç del Crestià në manuskriptin 1792 nga Biblioteka Kombëtare e Madridit. Ky manuskript ka kapitujt 1-523 nga ky libër (i cili ka 1060 kapituj gjithsej).

Botimet

Redakto

Obres de Francesc Eiximenis (OFE) - Vepra Komplete e Francesc Eiximenisit [1]

Redakto
  • "Dotzè Llibre del Crestià. Part 1, Volum 1", Girona, Universitat, 2005, lxvii + 619 pp. (OFE, 1). Ed. by Xavier Renedo, Sadurní Martí et al.
  • "Dotzè Llibre del Crestià. Part 2, Volum 1", Girona, Universitat, 1986, xxxviii+ 518 pp. (OFE, 3). Ed. by Curt Wittlin et al.
  • "Dotzè Llibre del Crestià. Part 2, Volum 2", Girona, Universitat, 1987, 649 pp. (OFE, 4) Ed. by Curt Wittlin et al.

Botimet të tjera

Redakto
  • [2] Lo Llibre de les Dones (Barcelona, Curial, 1981. Ed. by Curt Wittlin.)
  • [3] De Sant Miquel Arcàngel (5è tractat del Llibre dels Àngels. Barcelona, Curial, 1983. Ed. by Curt Wittlin.)
  • [4] Psalterium alias Laudatorium (Toronto, PIMS, 1988. Ed. by Curt Wittlin.)
  • [5] Àngels e demonis (Quart tractat del Llibre dels Àngels). Barcelona, Quaderns Crema, 2003. Ed. by Sadurní Martí.

Antologji

Redakto
  • Llibres, mestres i sermons. Antologia de textos. Barcelona, Barcino, 2005. Ed. by David Guixeras and Xavier Renedo, 268 pp. [6] Arkivuar 23 shtator 2015 tek Wayback Machine
  • "Francesc Eiximenis. An Anthology. Barcelona/Woodbridge: Barcino/Tamesis, 2008. Transl. by Robert Hughes. [7] Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine

Botimet digjitale të punës së tij

Redakto

Manuskriptat

Redakto
  • [8] Arkivuar 4 shkurt 2012 tek Wayback Machine Gjysma e parë (kapitujt 1-523) e Terç del Crestià (BNC, ms. 457).
  • [9] Arkivuar 23 janar 2012 tek Wayback Machine Llibre dels Àngels (Universiteti i Barcelonës, Fons de reserva, ms. 86).
  • [10] Arkivuar 24 janar 2012 tek Wayback Machine Vida de Jesucrist (BNC, mss. 459-460).
  • [11] Arkivuar 18 janar 2012 tek Wayback Machine Scala Dei (Universiteti i Barcelonës, Fons de reserva, ms. 88).

Pamfletat

Redakto
  • [12] Primer del Crestià (Valencia, Lambert Palmart, 1483).
  • [13] First half (chapters 1-473) of the Dotzè del Crestià (Valencia, Lambert Palmart, 1484).
  • [14] Arkivuar 24 shtator 2015 tek Wayback Machine Regiment de la cosa pública, (Valencia, Cristòfor Cofman, 1499).
  • [15] Arkivuar 9 dhjetor 2012 tek Archive.today Llibre dels àngels, (Barcelona, Joan Rosembach, 1494).
  • [16] Llibre de les Dones, (Barcelona, Joan Rosembach, 1495).
  • [17] Traducció castellana de la Vida de Jesucrist, (Granada, Meinard Ungut dhe Johannes Pegnitzer, 1496).
  • [18][lidhje e vdekur] Përkthimi në spanjisht i Llibre dels àngels (Titulli Libro de los santos ángeles. Burgos, Fadrique de Basilea, 1490).
  • [19] Pastorale (Barcelonë, Pere Posa, 1495).
  • [20] Scala Dei (Barcelonë, Diego de Gumiel, 1494).

Botimet e vjetra

Redakto
  • [21] Arkivuar 18 janar 2012 tek Wayback Machine Përkthimi në spanjisht i Llibre dels Àngels (Titulli La Natura Angélica. Alcalá de Henares, Miguel de Eguía, 1527).

Botimet e reja dhe përshtatjet

Redakto
  • [22] Arkivuar 5 nëntor 2016 tek Wayback Machine Pastorale. Përshtatja dhe përkthimi në katalunisht. Montserrat Martínez Checa's doctorate thesis (UAB, Bellaterra, 1994).
  • [23] De triplici statu mundi (Botuar nga Albert Hauf).
  • [24] Summa theologica (Botuar nga León Amorós, OFM).
  • [25] Letra autografe (15.07.1392 und 12-03.1396. Botuar nga Sadurní Martí).
  • [26] Psalterium alias Laudatorium (Toronto, PIMS, 1988. Botuar nga Curt Wittlin).
  • [27] Lo Llibre de les Dones (Barcelonë, Curial, 1981. Botuar nga Curt Wittlin).
  • [28] De Sant Miquel Arcàngel (Traktati i pestë i Llibre dels Àngels. Barcelonë, Curial, 1983. Botuar nga Curt Wittlin).

Vepra komplete

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Wittlin, Curt. "Era Cristià Lo Crestià de Francesc Eiximenis? Història d'un error de Paleografia". Caplletra, 48. Spring 2010. 163-77.
  2. ^ Hauf, Albert. “Eiximenis, Joan de Salisbury i Fr. Joan de Gal.les, OFM”. Miscel•lània Sanchis Guarner, I. Quaderns de Filologia. Universitat de València. 1984. 167-174.
  3. ^ Hauf, Albert. «La huella de Ubertino de Casale en el preerasmismo hispánico: el caso de fray Francesc Eiximenis», Actes del X Congrés Internacional de l’Associació Hispànica de Literatura Medieval [Associació Hispànica de Literatura Medieval / IIFV, Universitat d’Alacant, 16/20 September 2003]. Alacant. IIFV. 2005. 93-135.

Lidhje të jashtme

Redakto

Biografi digjitale

Redakto

(Spanjisht) in Spanish, Stampa:En icon in English, (frëngjisht) in French and in Occitan

  • (Spanjisht) "Francesc Eiximenis" entry në webfaqen Enciclopedia Franciscana. Janë disa artikuj biografik mbi Francesc Eiximenis.

Artikujt digjital mbi Eiximenisin

Redakto

Librat digjitale për Eiximenisin

Redakto