Francesk Kambo
Francesk Kambo Batlle { anglisht: Francesc Cambó i Batlle } (2 shtator 1876 – 30 prill 1947) ishte politikan konservator katalunas, themelues dhe udhëheqës i partisë autonome Regionalist League. Ai ishte ministër në disa qeveri spanjolle. Ai po ashtu mbështeti një numër artistësh dhe përpjeke kultuorer, veçanërisht, përkthimet e teksteve klasike greke dhe latine në katalunisht.
Francesk Kambo Batlle | |
---|---|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 2 shtator 1876 Verges, Spanjë |
Vdiq më | 30 prill 1947 Buenos Aires, Argjentinë |
Nënshtetësia | Katalunas |
Punësimi | Politikan |
Biografia
RedaktoFranceska Kambo u lind në Verges në rajonin e Baix Empordà, Kataluni, Spanjë. Ai themeloi Regionalist League, një parti konservatore krahinore, në vitin 1901. Ai ishte një ndër të parët që propozoi sistemin e autonomisë për qeverinë e Katalunisë, megjithëse, në atë kohë, ai arriti vetëm bashkimin e katër subjekteve provinciale në Kataluni (Commonëealth of Catalonia), me pushtet të limituar. Ai po ashtu u zgjodh anëtar disa herë i qeverisë spanjolle dhe dy herë ministër i qeverisë konservatore spanjolle.
Partia e tij, Lliga, ishte përfaqësuesja kryesore e rajonit të Katalunisë apo e lëvizjes kombëtare. Gjithsesi, në vitin 1931, Esquerra Republicana de Catalunya, parti majtiste kombëtare, fitoi zgjedhjet dhe krijoi qeverinë e re autonome të Katalunisë (Generalitat of Catalonia).
Në fillim të Luftës Spanjolle Civile, ai doli jashtë vendit. Megjithëse në fillimi nuk i mbështeti forcat e Frankos, ai e bëri këtë gjë më vonë, nga frika e një fitoreje nga ana e republikanëve majtist të kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik.
Ai vdiq në Argjentinë në vitin 1947.
Veprat
Redakto- Actuació regionalista (1915)
- El pesimismo español (1917)
- Vuit mesos al ministeri de Foment (1919)
- Visions d'Orient (1924)
- La crise économique anglaise (1924)
- Entorn del feixisme italià (1924)
- La valoració de la pesseta (1929)
- Les dictadures (1929)
- Per la concòrdia (1929)
- España, Cataluña y la Nueva Constitución (1929)