Francis Leon (lindur si Francis Patrick Glassey[1] ; lindur më 21 nëntor 1844- 1883) ishte një imitues skenik, komedian dhe performues i cili njihej më së shumti për performancat e tij femërore. [2]

Koleksioni Harvard i Teatrit - Francis Leon TCS 1.640 - foto e prerë

Leon u trajnua të këndojë si soprano nga Rev. Dr. Cummings në Fordham, Nju-Jork. Ai performoi për herë të parë si soprano në pjesën e 12 të Moxartit Mozart’s Twelfth Mass në një kishë në Nju-Jork kur ai ishte vetëm 8 vjeç. Më vonë Leon iu dedikua artit të të recituarit skenik. Ishte vetëm 14 vjeç kur nisi të portretizojë në skenë karaktere femërore, i veshur në stilin ekstravagant dhe grotesk. Leon kishte rreth 300 fustane të cilat përbënin një element kyç në performancat e tij skenike, dhe disa kushtonin më shumë se 400 dollarë.[3] Ai i referohej vetes me emrin e thjeshtë “Leon” ose “Leoni i vetëm”. Influenca e tij u rit aq shumë përgjatë viteve saqë në 1882 ai paguhej më shumë se çdo performues skenik.[4]

Shtypi e dashuronte Leonin. Në 1870 revista The Clipper e lavdëronte Leonin duke thënë “Leon është aktori më i miri i skenës. Ai interpreton me dinjitet, modesti dhe finesë saqë e kthen performancën e tij në art të vërtetë.” [5]Në fakt imitimi që bënte Leoni ishte kaq i arrirë saqë një krtik në Rochester në Nju-Jork shkruajti: “Shumë prej djemve në vendin nga vij unë nuk mund ta besojnë se në fakt është një djalë ai që interpreton rolin e vajzave me aq përpikmëri”. Një kritizier tjetër thotë se “ai është kaq femininë në manierizmat e tij saqë ia kalon dhe sharmit femëror”.[6]

Galeria

Redakto


Referime

Redakto
  1. ^ Senelick, Laurence (2000). The Changing Room: Sex, Drag and Theatre (bot. 1st). London: Routledge. fq. 277. ISBN 0-415-10078-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Bordman, Gerald Martin; Hischak, Thomas S. (2004), The Oxford Companion to American Theatre, Oxford University Press, fq. 221, ISBN 0-19-516986-7 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Toll 144.
  4. ^ Toll 142.
  5. ^ New York Clipper. Quoted in Toll 142.
  6. ^ Slide, Anthony. The Encyclopedia of Vaudeville. University Press of Mississippi, 2012: 172. ISBN 978-1-61703-249-3