Frank-Walter Steinmeier (sq. Frank-Valter Shtajnmajer; lindi më 5 janar 1956) është politikan gjermanë i cili u zgjodh si President i Gjermanisë. Ai do ta marrë këtë postë më 19 mars 2017. Më parë, ai ishte Ministër i Punëve të Jashtme prej 2005 deri më 2009 dhe prej 2013 deri më 2017. Ai ishte zëvendës i kancelarës prej 2007 deri më 2009.

Frank-Valter Shtajnmajer

Karriera politike

Redakto

Para se të vinte në postin e ministrit të jashtëm, ai kreu detyrën e shefit të zyrës së Kancelarit Federal (Kryeministrit të RFGJ-së), në kohën kur këtë post e okuponte ish-kancelari Shrëder gjatë viteve 1999-2005. Ministri i Jashtëm gjerman, duhet theksuar se aktualisht dhe përgjatë gjithë gjysmës së parë të vitit 2007, është dhe president i Këshillit të Bashkimit Evropian.

Pas mbarimit të maturës në vitin 1974, në Blomberg, ai pasi kreu shërbimin ushtarak në vitin 1976 ia nisi studimeve për jurisprudencë dhe më vonë, në vitin 1980, edhe shkencat politike në Universitetin “Justus-Liebig” në qytetin e Gisenit; në vitin 1991, ai u promovua në doktoraturë.

Në vitin 1991 ai nisi nga puna si referent për mediat në kancelarinë e Landit të Saksonisë së Poshtme. Në 1996 mori ndërkohë drejtimin e Zyrës së Kryeministrit të landit, që asokohe mbulohej nga kancelari i ardhshëm i RFGJ-së, Gerhard Shrëder, duke marrë më pas poste të tjera në këtë qeveri. Pas ardhjes në pushtet në rang federal të socialdemokratëve dhe pas dorëheqjes së ish-kreut të zyrës së kancelarit federal Bodo Hombah në vitin 1999, Shtajnmajer merr postin e shefit të kësaj zyre, të cilën e mbajti deri në përfundim të mandatit të qeverisë Shrëder. Ai renditej te rrethi i bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-kancelarit gjerman.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të atij viti dhe situatës së veçantë politike të krijuar si pasojë e një diference shumë të pakët të mbështetjes për dy forcat më të mëdha politike në vend, më 22 nëntor të vitit 2005 Shtajnmajer u emërua ministër i Jashtëm Federal nën drejtimin e kancelares Angela Merkel.

Emërimi i tij fillimisht u duk se ngjalli disa reaksione në rrethet politike, por më pas u pa se ai nuk ishte thjesht hije dhe produkt i Shrëderit, por një njeri me potenciale e aftësi menaxheriale në çështjet e politikave të jashtme, pasi mori gjithashtu edhe vlerësimet nga ish-ministri i Jashtëm legjendar gjerman, Dr. Hans-Ditrih Gensher. Ai ndodhet para detyrave shumë të rëndësishme aktualisht, kur roli i Gjermanisë në BE dhe gjithashtu edhe në plan global po merr përmasa të reja dhe kur prezenca e përgjegjësia e saj në zgjidhjen e ndihmën ndaj çështjeve më të ndjeshme sot në botë është ridimensionuar.

Jeta personale

Redakto

Frank-Valter Shtajnmajer është i martuar me Elke Büdenbender dhe kanë një vajzë. Më 24 gusht 2010, për shkak sëmundjes së gruasë së tij, ai e dhuroi me sukses veshkën e tij gruasë së tij.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ "Opposition Leader Steinmeier to Donate Kidney to His Wife". Spiegel Online. 23 gusht 2010. Marrë më 13 shkurt 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)