Termi frazeologji vjen nga greqishtja phrasis (shprehje, njësi e ligjërimit) dhe logos (dije, dituri, fjalë). Nën këtë term përmblidhen dy kuptime: frazeologjia si degë e leksikologjisë që studion bashkimet leksiko-semantike të fjalëve dhe tërësia (fondi) e njësive frazeologjike të një gjuhe të caktuar. Për të shënuar këtë njësi gjuhësore janë përdorur dhe përdoren terma të ndryshëm, si : lokucion, idiomë, togfjalësh frazeologjike, frazeologjizëm, shprehje etj., por më i ngulitur dhe i pranuar nga gjuhësia shqiptare është emërtimi njësi frazeologjike. Njësia frazeologjike është njësi gjuhësore me kuptim të mëvetësishëm, e përbërë nga dy ose më shumë fjalë shënjuese (emërtuese), me gjymtyrë e ndërtim të qëndrueshëm, e formuar historikisht e për një kohë të gjatë, që ka vlerën e një fjale tëvetme, riprodhohet në ligjërim si njësi e gatshme dhe funksionon në gjuhë si njësi e pandashme.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Gjuhë Amtare - Prof.dr.Ali Jashari & Prof.asc.dr.Bahtijar Kryeziu, Prishtinë 2011