Polinezia franceze

(Përcjellë nga French polynesia)
This is the stable version, checked on 9 prill 2024. Template changes await review.
Polinezia franceze
Pōrīnetia Farāni (ty)
Polynésie française (fr)

Vendndodhja e Polinezisë franceze
Administrimi
Shteti  Franca
Statusi politik Kolektivitet përtej

detit i Francës

Qyteti kryesor Papeete
Parlamenti
Komisioneri i lartë i Rep. Lionel Beffre
Presidenti Édouard Fritch
Demografia
Popullsia 268 270 ban. (2012)
Dendësia 64 ban./km2
Gjuha zyrtare:frëngjishtja
rajonale:reo mā’ohi
tahitiane
PBB
PBB/ban.
3,8 miliard dollar
17 500 dollarPFQ
Gjeografia
Kordinatat 17°32′S 149°34′W / 17.533°S 149.567°W / -17.533; -149.567
Sipërfaqja 4 167 km2


Polinezia franceze (frëngjisht:Polynésie française, shqiptimi: [pɔlinezi fʁɑ̃sɛz], tahitianisht:Pōrīnetia Farāni) është një kolektivitet përtej detit (KPD) (frëngjisht:Collectivité d'outre-mer COM ) i Francës, përbëhet nga pesë arkipelagë të cilët përbëjnë 118 ishuj, 67 prej tyre të banuar. Gjendet në jug të oqeanit paqësor, rreth 6,000 kilometra në lindje të Australisë. Zhvillimi kryesor i këtij territori mbetet turizmi, bazuar në një trashëgimi unike natyrore dhe kulturore.


Historia

Redakto


Grupi ishujve polinezian u ankesua nga Franca gjatë shekullit të 19 dhe është quajtur deri në fund të vitit 1958 «Établissements de l'Océanie» (Institucion i Oqenanisë). Analizat dhe studimi i gjetjeve arekologjike në ishuj kanë bërë të mundur që të vërtetohet se njerëzit e parë që kanë zbarkuar në polinezi rreth vitit 500 pas Krishtit, ishin popull i panjohur dhe u zhduken në mënyre misterioze. Vala e dyte e emigrimit gjeti pikërisht mbetjet e këtij qytetërimi. Sipas legjendës Inca te Peruse, një popullsi e dytë pushton polinezinë rreth vitit 1100.


Gjeografia

Redakto


 
Harta e Polinezisë franceze.

Polinezia franceze ndodhet në jug të oqeanit paqësor, rreth 6,000 kilometra në lindje të Australisë. mbulon 4.67 km² të tokës së shpërndarë mbi 2.5 milione km². Perbehet nga 118 ishuj me origjinë vullkanike ose korale, të shperndarë në pesë arkipelagë:

Ishulli me i rëndësishem dhe me i populluar është Tahiti. Polinezia franceze është e vendosur në një rajon të prirur ndaj aktivitetit të dendur sizmik.





Administrimi

Redakto

Polinezia franceze, bashkësi përtej detit, përvec kësaj që nga viti 2004 mban statusin kolektivitet përtej detit. Mbrojtja dhe ruajtja e rendit të kolektivitetit francez përtej detit, janë të siguruara nga departamentet franceze, nga Armée de terre (ushtria e tokës), Marine nationale (Marina kombëtare),nga Armée de l'Air( forcave ajrore),dhe nga xhandarmeria.


Nenndarjet

Redakto

Polinezia franceze perbehet nga pesë nënndarje administrative:

Klima është tropikale, e ngrohtë dhe lagësht, por ndryshon disi nga njëri arkipelag në tjetrin. Stina e lagësht (vera) zgjat nga nëntori deri në prill. Në Tahitin Qendror reshjet e shiut bien në sasi të mëdha, çdo vit regjistrohen më tepër se 9 metra reshje shiu.


Popullsia

Redakto


Shumica dërrmuese janë me origjinë polineziane ose pjesërisht polinezianë. Pjesa tjetër, një pakicë, janë kinezë, evropianë (francezë) dhe amerikanë..[1]

Frëngjishtja dhe gjuha tahitiane janë gjuhët kryesore. Frëngjishtja është gjuha që përdoret në dokumente zyrtare dhe në tregti

Ushqimi

Redakto

Në këta ishuj, pjesa më e madhe e nevojave për produkte ushqimore plotësohet me anë të importit. Kurse në vend prodhohen banane, kasava, arra kokosi, sallatë jeshile, papaja, ananas, taro, domate dhe shalqinj. Ndërsa për mish përdoren peshqit, gocat e detit, karkalecat e detit, gjedhët, dhitë dhe derrat.[2]

Ekonomia

Redakto

Polinezia franceze ka një ekonomi mestare të zhvilluar, e bazuar në importin e mallrave në turizem dhe në ndihmën finaciare nga ana e Francës. Komplekset turistike, janë shumë të perhapur dhe në pjesën më të madhe ndodhen në ishujt me të rëndesishem. Peshkimi dhe eksporti i vajit të kokosit janë dy aktivitetet kryesore tradicionale, turizmi përfaqeson 13 % te GDP-së të këtyre ishujve, që në 2002 kanë pritur 190.000 turistë. Perla e Tahitit ka reflektime ngjyre jeshile, jargavani, argjendi, ari dhe kalteroshe. Perla Bujqësore punëson rreth 7000 njerëz dhe importuesit e mëdhenj janë Japonia dhe Kina.

Polinezia franceze ka një nga nivelet më të ulëta të kriminalitetit në të gjithë Francën. Mbulimi shëndetësor është përgjithësisht i mirë në ishujt më të rëndësishëm, por i limituar në rajonet më të largëta apo më pak të populluara.



Referime

Redakto
  1. ^ "Popullsia e Polinezisë franceze". Marrë më 19 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Ushqimi në Polinezinë franceze". Marrë më 19 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)


Lidhje të jashtme

Redakto
Qeveria
Informacione të përgjithshme
Udhëtimi