Frida Kahlo
Frida Kahlo de Rivera (Shqiptimi spanjisht: [ˈfɾiða ˈkalo]; 6 korrik, 1907 – 13 korrik, 1954), lindur si Magdalena Carmen Frieda Kahlo y Calderón,[1][3] ishte një piktore meksikane e njohur autoportretet e saj.[4]
Frida Kahlo | |
---|---|
U lind në | Coyoacán, Mexico City, Meksikë | korrik 6, 1907
Vdiq | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti Coyoacán, Mexico City, Meksikë |
Kombësia | Meksikane |
Emrat e tjerë | Magdalena Carmen Frieda[1] Kahlo y Calderón |
Profesioni | Piktore |
Njohur për | Auto-portrete |
Vepra të shquara | në muzeume: |
Jeta e Frida Kahlo filloj dhe mbaroj në Mexico City, në shtëpinë e saj, e cila është e njohur si "La Casa Azul," Shtëpia e kaltër. Vepra e saj ka qenë e njohur ndërkombëtarisht si simboli i traditave meksikane kombëtare dhe autoktone, dhe nga feministet për përshkrimin e saj pa kompromis të përvojës dhe formë femërore.[5]
Biografia
Redakto1907-1924 Familja dhe fëmijëria
RedaktoMagdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón u lind më 6 korrik, 1907 në Coyoacán (Meksikë). Prindërit e Kahlos ishin; fotografi Guillermo Kahlo (1871–1941) dhe Matilde Calderón y González (1876–1932). Kahlo fëmijërinë e saj, atmosferën në të cilën ajo u rrit shpesh herë e përshkroi si “shumë, shumë të trishtuar”.[6] Të dy prindërit e saj gjatë kohës më të madhe ishin të sëmurë, dhe martesa e tyre vazhdonte pa dashuri.[7] Kahlo nënën e saj e përshkruante si “zemergjerë, aktive dhe intelegjente, por në të njejtën kohë mizore, dhe si një besimtare të devotshme. Në moshën 6 vjeçare ajo u perball me polio, sëmundje që ndikoi që këmba saj e djathtë të ishte më e shkurtër dhe më e hollë se këmba e majtë. Kjo sëmundje e detyroi atë që të izolohej nga të afërmit e saj për disa muaj, përveç kësaj ajo ishte e tallur nga të tjerët. Për shkak të polios, shkollimi i Kahlos filloi më vonë se moshatarët e saj. Më 1922, Khalo u pranua në Shkollën Përgatitore Nacionale. Institucioni filloi të pranoj gra brenda tij dhe ishin vetëm 35 nga 2000 studentë. Khalo u fokusua në shkencat natyrore me deshirë që të bëhej mjeke. Ajo përformoi mjaft mirë shkollimin e saj akademik, ishte një lexuese e pangopur për dije, dhe u përkushtua në kulturën meksikane, u aktivizua në politikë dhe në çështjet e drejtesisë. Kahlo shijoi artin që në moshë të re. Prej vitit 1925 ajo filloi të punonte për të ndihmuar familjen, ndërkohë që ndiqte edhe shkollën.
1925-1930: Aksident me autobus, pikturat e para, dhe martesa me Diego Rivera
RedaktoMë 17 shtator, të vitit 1925, Kahlo dhe i dashuri i saj, patën aksident me autobus. Disa njerëz kishin vdekur, ndërsa Kahlo pësoi lëndime të mëdha-një parmak I hekurit ia dëmtoi asaj legenin, duke i thyer kockën. Ajo po ashtu dëmtoi disa brinjë, këmbën e saj, dhe klavikulën e saj.[a] Ajo kaloi një muaj në spital dhe dy muaj në shtëpi duke e rimarrë vetën, para se të rikthehet në punën e saj. Ajo kishte dhimbje të shumta në pjesë të ndryshme të trupit të saj, kaloi tre muaj e shtrirë në shtrat sepse ishte e paaftë pë të ecë. Aksidenti ia shuajti ëndërrën Kahlos për t’u bërë doktoreshë dhe i shkaktoi asaj dhimbje gjatë tërë jetës së saj. Shoku I saj Andres Henestrosa ka thënë se Kahlo”ka jetuar si e vdekur”. Gjatë mjekimit ajo mendoi të filloj karrierën e saj si një ilustratore e mjekësisë, e cila bënë një kombinim në mes të shkencës dhe artit, dhe në këtë mënyrë fillon të pikturojë. Ajo kishte një këmbalec për piktorë, e krijuar enkas për të, që i mundësoi të pikturojë e shtrirë në shtrat, dhe një pasqyrë ishte e vendosur mbi të që të mund të shikonte vetën e saj. Pikturimi për Kahlon u bë një mënyrë për të eksploruar pyetje të identitetit dhe ekzistencës, dhe ajo më vonë ka thënë se aksidenti dhe koha gjatë mjekimit të saj e bëri atë të dëshiroj, të filloj përsëri të pikturojë gjëra sipas këndvështrimit të saj. Shumica e pikturave që Kahlo pikturoi gjatë kësaj kohe ishin portrete të vetës së saj, të motrave të saj, dhe të shokëve të shkollës. Më 1922 Kahlo u takua me Diego Riverën, një prej artistëve më të suksesshëm të Meksikës, pasi që u takuan Kahlo kërkoi nga Diego të gjykoj se a shfaqin talent të mjaftueshëm pikturat e saj për të, që të vazhdoj karrierën e saj si një artiste. Rivera u përgjigj se ishte i impresionuar nga puna e saj. Kahlo pas pak e nisi lidhjen me Diego Riverën, pavarësisht faktit se ai ishte 42 vjeqar. Ai në atë kohë u konsiderua tërheqës për femrat. Kahlo dhe Rivera u martuan në një ceremony të civilizuar te qytetit Coyoacan , më 21 gusht 1929. Nëna e saj ishte kundër martesës së tyre, dhe të dy prindërit iu referuan si “martesa mes elefantit dhe pëllumbit”,duke iu referuar diferencës në përmasat e çiftit: Rivera ishte I gjatë dhe mbipeshë ndërsa Kahlo ishte e imët dhe e brishtë.
Referime
Redakto- ^ a b Frieda is a German name from the word for peace (Friede/Frieden); Kahlo began omitting the "e" in her name in about 1935. See Frida biography (archive).
- ^ Frieda and Diego Rivera (1931) at SFMOMA
- ^ Herrera, Hayden (1983). A Biography of Frida Kahlo. New York: HarperCollins. ISBN 978-0-06-008589-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Klein, Adam G. (2005). Frida Kahlo. Edina, Minn.: ABDO Pub. Co. ISBN 9781596797314. Marrë më 8 korrik 2013.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Broude, Norma; Garrard, Mary D (1992). The Expanding Discourse: Feminism and Art History. fq. 399.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ankori 2002, f. 18.
- ^ Beck 2006, f. 57.
- ^ Zamora 1990, f. 26.