Friedrich von Schmidt

arkitekt austriak

Friedrich von Schmidt (22 tetor 1825 – 23 janar 1891) ishte arkitektë austriakë i cili punoi në fund të shekullit 19-të.

Friedrich Freiherr von Schmidt

Biografia

Redakto

Von Schmidt lindi në Gschwend, Baden-Vyrtemberg, Gjermani. Pas studimeve në shkollën e lartë teknike në Shtutgart, ai u bë një nga punëtorët që morri pjesë në ndërtimin e Katedrales së Këlnit, në të cilën ai punonte për pesëmbëdhjetë vjet. Shumica e vizatimeve të punës për kullat u bënë nga Schmidt dhe Vincenz Statz. Në vitin 1848 ai arriti gradën e mjeshtrit dhe më 1856 kaloi provimin e shtetit si arkitekt. Pasi u bë katolik më 1858, shkoi në Milano si profesor i arkitekturës dhe filloi restaurimin e katedrales së Sant'Ambrogio. Për shkak të konfuzionit të shkaktuar nga lufta e vitit 1859, ai shkoi në Vjenë, ku ai ishte profesor në akademinë dhe arkitekti katedral nga viti 1862; më 1865 ai mori titullin e arkitektit kryesor, dhe më 1888 u fisnikërua nga perandori.


Ai ndërtoi Kishën e Shën Lazarus që ndodhet në Neubau, Kishën e Shën Othmar në Landstraße. Një numër i madh ndërtesash të vogla kishtare dhe sekulare në Austri dhe Gjermani janë hartuar prej tij. Puna e tij e fundit ishte restaurimi i katedrales në Pécs në Hungari. Fama e tij kryesore megjithatë ai fitoi me rivendosjen e tij të Katedrales së Shën Stefanit, në Vjenë. Ai hoqi gurgullinë dhe punoi në rindërtimin e saj deri më 1872. Motoja e tij ishte për të bashkuar forcat gjermane me lirinë italiane.

Prej vitit 1870 deri më 1882, ai ishte arkitektë krysor në Katedralen e Gjakovës në Kroaci si pasues i Carl Roesner.

Ai ishte mësues dhe model i shumë arkitektëve të rinj, si Friedrich Grünanger, Frigyes Schulek, Imre Steindl, dhe Karl Troll. Një statujë prej bronzit së tij u vendos para bashkësisë së qytetit të Vjenës. Djali i tij Heinrich ishte mbikëqyrës i ndërtesës së katedrales së Frankfurtit dhe pastaj ishte profesor i arkitekturës mesjetare në Mynih. Ai vdiq në Vjenë në moshën 68 vjeç.