Fruktoza
komponim kimik
Fruktoza është ketozë. Gjendet në bimë, në mjaltë, në sheqer të zakonshëm me glukozën. Është sheqeri i ëmbël (1,6 herë më i ëmbël se sakarozi dhe 3 herë më i ëmbël se glukoza). Është lëndë kristalore e bardhë, tretet në ujë dhe në eter. Është izomer i glukozës, sepse ka formulë të njëjtë, por për dallim nga nga glukoza, në molekulën e tij përmban grupin funksionor keton, >C=0.
Vetitë fizike
RedaktoFruktoza është substancë kristalore me ngjyrë të bardhë e shije të ëmbël. Tretet shumë në ujë, por është i patretshëm në tretës organikë. Relativisht tretet në alkool, veti e cila shfrytëzohet për ta ndarë nga glukoza, e cila është e patretshme në të. Së bashku me glukozën përbën sakarozin.
C6H12O6(glukoza) + C6H12O6(fruktoza) → C12H22O11(sakarozi) + H2O(uji)