Fushëza
Fshati historik në Greqi, Maqedonia Perëndimore
Fushëzë (greqisht: Φούσια/Foúsia ose Φούσα/Foúsa; vllahisht: Fușa; bullgarisht: Фусия/Fusia ose Фуша/Fusha), ishte fshat në qarkun i Kosturit, Greqi.
Fushëzë
Φούσια | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Fusharak |
Gjeografia
RedaktoNë mes të Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, fshati Fushëzë u bë e braktisur dhe nuk u ripopullua me njerëz.[1] Nga veriu Fushëza kufizohet me Nikolicën, nga jugu me Vretenikun e Zagarin, nga lindje me Slimicën e Pilkatin dhe nga perëndimi me Butkën e Kozelin. Para vitit 1923, Fushëza kishte këto lagje: Hasanllarë dhe Hadërllarë.[2]
Toponimet të fshatit Fushëzë: (Para vitit 1923)[3]
- Ahu - pllajë e veshur me ah etj., në JP.
- Ahu i Slimicës - pyll me ah, në L.
- Ara e Gjatë - arë në fushë, në V.
- Ara e Gjonit - arë, në JP.
- Ara e Nures - arë, në J.
- Ara e Shemes - arë, në J.
- Ara e Xhipes - arë, në P.
- Arat e Përtejlumit - ara përtej lumit, në L.
- Balta - vend kodrinor në qendër të fshatit ku mblidheshin pleqtë për të kuvenduar, në JP. Nga ujrat që grumbullohen aty afër krijohet baltë. Për këtë e ka marrë emrin ky vend.
- Barugë/a - brinjë, ara e pyje me pishë e me dëllinja, në JP.
- Baruga e Poshtëme - sheshe me boriga, në J.
- Baruga e Sipërme - sheshe e brinja me pyll pishash, në JP.
- Bredhi - faqe kodre e veshur me bredha, në P.
- Bregu i Dëllinjës -breg me dëllinja, në JP.
- Bregu i Klishës - breg ku duken gërmadha të vjetra të një kishe ara, në JL.
- Burim i Kaçkës - burim në një vend gropë, kullotë, në P.
- Burim i Osmanit - burim, në P.
- Dardh/a e Mitros - dardhë e madhe e vjetër, në J.
- Gërmadhë/a e Xhipes - gërmadhë e një shtëpie të vjetër në fshat, në J.
- Gremina e Përroit Thellë – greminë, në J.
- Grop/a e Kaçkës - vend gropë me boriga, ahe e kullotë, në P.
- Gropë/a e Rrobullit - vend gropë, në P.
- Gropë/a e Shkëmbit - vend gropë nën shkëmb, në JP.
- Kalidhe/ja e Ahmetit - kullotë ku ka pasur kasollen bariu Ahmet, në P.
- Kalidhet e Koskës - vend gropë, në P.
- Kalidhja e Thodhorit - vend fushë, kullotë, në P.
- Kazan/i - fushë e vogël pranë kufirit me Shqipërinë e sotme, në P.
- Kondizmë/a - kondizmë, në J.
- Kroi i Saburit - krua ku mbushnin ujë banorët e fshatit, në P.
- Kroi i Zagarit - krua, sheshe e ara që mbajnë këtë emër, në JL.
- Lëm i Nures - lëm i vjetër i shtruar me pllaka prej guri, në J.
- Luadh i Salikos - livadh ku ndodhet një burim, në L.
- Lum i Fushëzës - lum, në JL.
- Moçale - vend moçal, kullotë, në V.
- Mulliri i Fushëzës - mulli ku bluante drithrat fshati, në L.
- Përtej Lumit - vend përtej lumit, në L.
- Përroi i Greminës - përrua i thellë ku ndodhet një greminë, në J.
- Përroi i Kazanit – përrua, në P.
- Përroi i Sharrës - përrua, në V.
- Përroi i Thellë - përrua. në J.
- Pllaja e Fushës - pllajë, në J.
- Pllaj/a e Lisave - pllajë e veshur me lisa, në L.
- Pllaj/a e Muzgës - pllajë, kullotë, në P.
- Pllaj/a e Shkëmbit - pllajë ku ndodhet një shkëmb i madh, në VL.
- Pllaj/a e Viçave - pllajë ku çonin viçat për kullotje, në J.
- Qafa e Borigës - qafë me pyll pishe, vend kodrinor, në J.
- Qafa e Kazanit - qafë kodrinore, në P.
- Qafa e Nikolicës - qafë kodrinore, në VP.
- Qafa e Plepit - pyll me plepa e boriga, në V.
- Qafa e Slimicës - qafë kodrinore me pyll e kullotë, në L.
- Rrobujt (njëjës: Rrobull/i) - pllajë, kullotë, në P.
- Shesh i Gjatë - kullotë në fushë, në VP.
- Shesh i Gjollave - shesh ku barinjtë vendosnin pllaka guri për t’u hedhur kripë bagëtive, në V.
- Shkalla e Slimicës - rrugë shkëmbore që bie thikë më të poshtë mbi lumin e Fushëzës, në L.
- Shpell/a e Shkëmbit - shpellë në një shkëmb, në JP.
- Shur/i - vend me shur, në J.
- Shurigë/a - kodër me pishë, në J.
- Ura e Barugës - ish urë përroi prej druri në mal, në JP.
- Varret - varret e vjetër të fshatit, në L.
- Varr i Lumit - va lumi, në L.
- Xhamia - xhamia e fshatit pranë lumit.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Fushëzë: (Para vitit 1923)[4]
Aliu, Arshini, Fejziu, Gega, Kamberi, Muke, Nure, Qazimi, Telhai, Xhipe etj. Nga fiset e shuara mbahen mend Gjinvarfët dhe Skëndopirrot.
Burimet
Redakto- ^ Todor Hristov Simovski (1999). Atlas of the Inhabited Places of the Aegean Macedonia Old and New Names. Türk Tarih Kurumu Basimevi. f. XXI, 38.
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 495. Treguan: 1) Hysni Feti Kamberi, 62 vjeç, nëpunës sot në pension nga fshati Fushëzë i Kosturit. 2) Ferit Hysen Fushëza, 75 vjeç, bujk, autodidakt me banim në Selenicë-Kolonjë. 20. 12. 1975.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 496-497.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 495.