Zagar (greqisht: Άγιος Ζαχαρίας/Áyios Zakharías) ishte fshat në qarkun i Kosturit, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Ζαγάρι/Zagári.[1]

Zagar
Άγιος Ζαχαρίας
Fshat
Emri i banorëveZagarlli

Gjeografia

Redakto

Gjatë periudhës midis dy luftërave, fshati Zagar u bë e braktisur për shkak të lëvizjeve së popullsisë dhe nuk u rivendos me njerëz.[2] Sot vendbanimi është i pabanuar. Nga veriu Zagari kufizohet me Fushëzën, nga jugu me Masllavicën e Denckën, nga lindja me Janovenin, Pilkatin, Tuholin e Luadhet dhe nga perëndimi me Vretenikun e Gramozin.

Toponimet të fshatit Zagar:(Para vitit 1923)[3]

  • Ara e Dardhës - arë ku ka qenë një dardhë e vjetër, në J.
  • Bredhi - pyll me bredha, në L.
  • Bredhi i Shtrembër - plIajë e madhe me pyll bredhash, në L.
  • Burimi - burim pranë qendrës.
  • Burim i Veliut - burim.
  • Brryll/i - arë në një kthesë, në afërsi të qendrës.
  • Dardha e Shpatave - ka qenë një dardhë e vjetër, ku ndërsa trimat pushonin nën hije, në dardhë varnin shpatat, në J.
  • Goric e Veliut - ara ku ka qenë një goricë e madhe pronë e njëfarë Veliu, në L.
  • Gremin/a e Pazarit - buzë shkëmbore, nën të ka zhur, në J.
  • Grop/a e Kallojerit - vend gropë, në L.
  • Grop/a e Thimjos - vend gropë në mal ku ka pyje me pisha, në L.
  • Gropat e Kroit Gjergjit - vend gropë, në V.
  • Gjollat - vend ku barinjtë vendosnin pllaka prej guri për t’u hedhur kripë bagëtive, në V.
  • Kaçe – vend.
  • Kadafija (Kadafiq/i) - shkëmb i madh i çarë në mes si me shpatë, buzë lumit të Gramozit, në P.
  • Kalidhet – ara, në L.
  • Karaull/i - kodër në fushë e veshur me pyll, në P.
  • Klishë/a - gërmadhë e cila ka qenë kishë, në V.
  • Kollovoz/i - vend shkëmbor, afër qendrës.
  • Koria e Madhe - pllajë me një korie lisi, në L.
  • Kroi i Bredhit - krua, në L.
  • Kroi i Fushëzës – krua, në V.
  • Kroi i Kallojerit – krua, në L.
  • Kroi i Manastirit - krua pranë manastirit.
  • Kulaç/i i Veliut – arë.
  • Linatop/i - Për Linatopin tregojnë se dikur ka qenë qendër e madhe banimi “Linatopi, lagje e Zagarit", thonë se dikur herët nga kjo lagje një familje u shpërngul natën. Të nesërmen fshati duke parë se nga kjo shtëpi nuk po dilte njeri jashtë, shkojnë atje dhe futen brenda në shtëpi për të shikuar, por shtëpia ishte bosh pa njerëz. Ata shohin aty vetëm tre pula të therura. Njëra prej tyre e therur dhe parrjepur, njëra e therur dhe e rrjepur, përgjysmë, njëra e therur dhe e rrjepur e gjithë (e treta). Ishte koha kur andartët grekë në grupe bandash të mëdha vinin nga thellësia e Greqisë për të plaçkitur e vrarë popullsinë shqiptare. Pleqtë e këtij fshati të madh prej 2.000-3.000 frymësh. U mblodhën dhe u dhanë këtë kuptim tre pulave të therura që kish lënë si shenjë familja që braktisi shtëpinë dhe iku: Me pulën e parë të therur e të parrjepur donte të thoshte që të ikni si ikëm neve me zemër të therur për braktisjen e vatanit, por nuk u ropëm (grabitëm) sepse pasurinë e tundëshme e morëm me vete. E dyta: Vonesa do të ishte gjysëm rrjepje pa marrë dot plaçkat e gjënë, veçse do të shpëtonte vetëm njerëzit. E treta: Rrjepje e plotë. Kjo do të thoshte vrasja e gjithë banorëve dhe grabitja e gjithë pasurisë nga andartët grekë. Kështu e shpjegojnë braktisjen e popullatës shqiptare nga Linatopi.
  • Luadh i Begtashit - kullotë, në L.
  • Luadh i Vretenikut - kullotë.
  • Lum i Gramozit - lumi që buron nga mali i Gramozit, në P.
  • Lumi i Linatopit - lumë që rrjedh nga Zguroja, në P.
  • Mali i Zguros - mal.
  • Manastiri - vend shkëmbor ku dikur ka qenë një manastir, në V.
  • Mezarët e Dervishëve - varre dervishësh te “Sheshi i Manastirit”, në V.
  • Mulliri i Hakiut - mulli që bluan drithëra.
  • Mulliri i Nazarit - mulli bloje i fshatit, në P.
  • Palihuar/i - shesh dhe ara. Dikur aty ka qenë një fshat i vjetër, në J.
  • Patos/i - pyll i errët e i dëndur, i pakalueshëm.
  • Pazari - vend ku dikur ka qenë pazar.
  • Peshterèja e Habipit - shpellë në shkëmb, ku thonë se në kohën e pushtimit osman strehohej kaçaku Habib Bejkollari nga Zagari, në L.
  • Peshtereja e Osmanit - vend shkëmb me një strehë, afër qendrës.
  • Përroi i Dudisë - përrua pranë qendrës.
  • Përroi i Kalidhevet - përrua që zbret në lumin e Gramozit, në L.
  • Përroi i Lajthisë - përrua ku në anët e tij ka lajthi.
  • Përroi i Muços - përrua, në afërsi të qendrës.
  • Përroi i Sharrës - përrua ku ka qenë një sharrë me të cilën sharrtarët sharronin drunj, në L.
  • Përroi i Thellë – përrua.
  • Pllaj’ e Madhe - pllajë e cila shërbente për kullotë, në L.
  • Pllaj’ e Meles - pllajë, në L.
  • Pllajë e Vogël - pllajë që është më e vogël nga të tjerat.
  • Qafa e Ludhevet - qafë kodrinore në fushë, në J.
  • Qafa e Manastirit - qafë kodre ku dikur aty ka qenë një manastir, sot gërmadhë, në VL.
  • Qaf’ e Pazarit – qafë, në J.
  • Qershitë - pyll me qershi, në J.
  • Qytezë/a - (Palahuari), në J.
  • Stani i Llambros - vend ku dikur heret një fare LIambroje ka pasur stanin me 1.500 dele, në J.
  • Sharra - sharrë e vendosur në një shesh ku silleshin trungjet nga pylli për t’i sharruar, në J.
  • Shesh i Manastirit - shesh në një kodër ku ka qenë manastiri, në VL.
  • Shesh i Stanit - shesh e kullotë, afër qendrës.
  • Shkallë/a - vend shkëmbor dhe rruga mbi të, afër Gramozit, në P.
  • Shkëmb i Çarë - shkëmb i madh i çarë në mes, në J.
  • Ura e Vretenikut - urë me hark mbi lumin e Gramozit, me dy këmbë, në P.
  • Zguro/ua - kodrinë në fushë e veshur me pyll pishe, në J.
  • Varrezat - varret e fshatit, në P.
  • Varri i Hajdutit - varr ku ka qenë vrarë një hajdut gjatë kohës së pushtimit osman, në J.

Demografia

Redakto

Familjet në fshatin Zagar:(Para vitit 1923)[4]

Dani, Doko, Bejko etj.

Burimet

Redakto
  1. ^ Πανδέκτης: Zagári - Áyios Zakharías
  2. ^ Todor Hristov Simovski (1999). Atlas of the Inhabited Places of the Aegean Macedonia Old and New Names. Türk Tarih Kurumu Basimevi. f. XXI, 130.
  3. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 518-521. Treguan: 1) Begtash Rizai nga Zagari, dt: 1921 i ardhur në Shqipëri më 1938, banon në Tiranë. 2) Novruz Nesim Duri, tregtar, me arsim fillor nga Zagari, sot banon në Tiranë. 3) Reme Doko, 84 vjeç, bujk, analfabet nga Zagari, banon në Tiranë. Tiranë, 5.5.1975.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 518.