Fushat e përdorimit të të dhënave gjeografike digjitale
Informacioni gjeografik
RedaktoNjë nga elementet bazë ku mbështetet vendimarrja njerëzore është padyshim informacioni gjeografik i cili e lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë vendimarrje me hapësirën ku ajo do të aplikohet. Të dhënat gjeografike digjitale të krijuara dhe analizuara në një mjedis Sistemi Informacioni Gjeografik (SIG) janë kthyer padyshim sot në një aset të çmuar për këtë vendimarrje duke u kombinur me të dhëna demografike, sociale, mjedisore dhe topografike.
Disa nga fushat më të rëndësishme të përdorimit të të dhenave gjeografike digjitale janë:
- Hartografimi:
RedaktoHartografimi: ofron një interpretim visual të të dhenave në lidhje me mënyrën se si ato janë të shperndara në hapësirë dukë pasqyruar në veçanti ndryshimet lokale.
- Analizë mjedisore
RedaktoAnalizë mjedisore: mundësojnë inventarizimin hapësinor të këtyre burimeve për një hapësirë interesi dhe analazojnë e identifikojnë ndikimet e veprimtarisë humane në mjedisin përreth.
- Manaxhim i burimeve natyrore
RedaktoManaxhim i burimeve natyrore: element të rëndësishëm të burimeve natyrore të një territory si pyjet dhe burimet ujore identifikohen në shtrirjen e tyre hapësinore dhe inventarizohen për tu manaxhuar si asete vitale.
- Aktivitete në bujqësi
RedaktoAktivitete në bujqësi: identifikim i shpërndarjes hapësinorë të tipit të tokave në raport me tiparet klimatike,gjeologjike etj të zonës krijon mundësi efikase manaxhimi dhe planifikimi për fermerët dhe mënyrën se si ata do ta përdorin token.
- Survejimi
RedaktoSurvejimi: përfshin përcaktimin e vendodhjes së saktë të cdo objekti në sipërfaqen e Tokës dhe të dhenat gjeografike dixhitale janë baza e Sistemeve Globale të navigacionit Hapësinor sot.
- Planifikimi hapësinor
RedaktoPlanifikimi hapësinor: ndërverpimi i veprimtarisë njerëzore dhe hapësirës është padyshim një nga sfidat e kohës sonë prandaj analizimi i integruar i të dhenave në hapesiren ku ndodh ky ndërbveprim është e vetmja formë që mundëson të kuptuarit e faktorit lokal në manaxhmin sa më efficient të saj.
Reference: GEOGRAPHIC INFORMATION SYSTEM AND SCIENCE, Longley et.al, Second edition;2005
https://nobelsystemsblog.com/gis-data-business