Gërleni

Zgjidhja e Greqisë, Maqedonia Perëndimore

Gërlen ose Gërlenj (greqisht: Χιονάτον/Khionáton) është fshat në qarkun i Kosturit, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Γκέρλιανη/Gkérliani.[1]

Gërlen
Χιονάτον
Fshat
Emri i banorëveGërlenar

Gjeografia

Redakto

Nga veriu Gërleni kufizohet me Shagun, nga jugu me Nestramin, nga lindje me Çukën dhe nga perëndimi me Revanin. Para vitit 1923, Gërleni kishte këto lagje: Evrelinj (hebrej?), Hoxhallinj, Poturjak/u.[2]

Toponimet të fshatit Gërlen:(Para vitit 1923)[3]

  • Afshinakroi - burim, në V.
  • Ahu i Fushëzës - pllajë me pyll ahu, në J.
  • Ara e Gjokbardhit - ara, në V.
  • Ara e Kaft (Kaut) - arë, në L.
  • Arat Batall - ara djerr të cilat nuk punoheshin më, në J.
  • Arat e Bukës - ara prodhuese, në J.
  • Avllitë - ara në fushë, në P.
  • Brezat - faqe mali me pyje lajthish, në L.
  • Burim i Bido Qorrit - burim në fushë, në V.
  • Burim i Gjokëgjine - burim, në P.
  • Burim i Plepit Egër – burim, në fushë, në V.
  • Burim i Uzunit - burim në fushë, në J.
  • Cerkovë/a - ara, në V.
  • Çairet – ara, në L.
  • Dardha e Mirë - arë ku ka qenë dikur një dardhë, në J.
  • De Klisha (Te Kisha) - vend ku është ngritur xhamia e fshatit, në qendër. Më përpara aty ka qenë qenë kisha e fshatit, para se të ndërrohej feja.
  • Faro.
  • Fushë/a - ara në fushë, në V.
  • Golemaluadh/i - kullotë, në V.
  • Gorric’ e Madhe - gorricë e madhe nën hijen e së cilës mrizojshin bagëti, në V.
  • Gurët e Lëmit - pllaka të një lëmi të prishur, në J.
  • Gur/i - shkëmb i madh, në J.
  • Guriçkat e Priftit - ara që dikur kanë qenë të priftit e fshatit, në J.
  • Gryka e Shënmitrit - ara, në L.
  • Gjokagjinet - ara, në V.
  • Hamamet - banja të vjetra, sot gërmadha, në V.
  • Karaush/i – mal i madh me pyje ahu, pishe, dushku e dëllënje, në J.
  • Klishë/a - kodër e vogël, ku dikur ka qenë një kishë, në qendër.
  • Kodr’ e Gjatë - kodër, në L.
  • Kodr’ e Priftit - kodër, në L.
  • Kopaçet - ara në fushë, në P.
  • Kopankët - faqe mali me pyll lisash etj., në L.
  • Koria e Mulla Rexhepit - pyll me dushk e lajthi, në L.
  • Kroi i Dardhës – krua në fushë.
  • Kroi i Lalellinjve – krua në qendër.
  • Kroi i Muçes - krua e ara, në JL.
  • Kroi i Zagarit - krua, në qendër.
  • Krushet - ara në fushë, në P.
  • Kulla e Mulla Rexhepit - gërmadhe e një kulle të vjetër e cila mban këtë emër, në V.
  • Lajthitë - pyll me lajthi, në L.
  • Lajthizat - rrëzë mali ku ka lajthi, në L.
  • Lëmënjtë - lëmënj prej dheu (të pashtruara me pllaka) ku shinin të lashtat, afër qendrës.
  • Lisat e Merisit (Mrizit) - lis i vjetër ku mrizonin bagëti, në V.
  • Luadhet e Mëdhenj - ara në fushë, në VL.
  • Lum i Nikës - lum ku bashkohen përrojet që zbresin nga mali, në J.
  • Lumi Roko' - lum që kalon mes fshatit.
  • Lum i Stenekës - lum, në L.
  • Lum i Shagut - ara, buzë lumit të Shagut, në V.
  • Maerckë - faqe kodre mbi fshat, në L.
  • Mali i Gurit - mal i madh, në J.
  • Mali Karaushit - mal, në J.
  • Mburim i Kopanit - burim i ftohtë në mal, në J.
  • Mburim i Shqipjes - burim në mal, në J.
  • Mekoxhumbat - ara, në P.
  • Moçalet - ara, në V.
  • Mostet - ara, në V.
  • Muslet - ara, në L.
  • Përrejt e Oshanit - përroje që zbresin në lumin e Stenekës, në L.
  • Përroi i Amamit (Hamamit) - përrua që ndante lagjen e mulla Rexhepit me fshatin.
  • Përroi i Gurit - përrua, në J.
  • Përroi i Karaushit - përrua, në J.
  • Plepat e Egërt - ara në fushë.
  • Plloçat - ara kodrinore, në VL.
  • Popovorr/i (Varr i Popit) - arë e varre, në L.
  • Qafa e Gurit - qafë mali, në J.
  • Qafa e Sllabishtit - qafë kodrinore, në L.
  • Qidrakë/a - ara, në V.
  • Sllabisht/i - ara në fushë, në L.
  • Stanet e Bagëtive - stane, në J.
  • Stanet e Beharit - stane, në J.
  • Strungë/a - kasolle bagëtish në mal me një shtrungë pranë, në J.
  • Shesh i Klishës - shesh, në qendër.
  • Shesh i Xhamisë - shesh, në qendër.
  • Shurigë/a - kodër me pisha, në J.
  • Udha e Zelegradit - ara e udha që të çon në Zelegrad, në J.
  • Varret e Gërlenit - varret e fshatit të Gërlenit.
  • Varret e Xhamisë - varret rreth xhamisë e fshatit.
  • Vllashat - ara në fushë, në VL.
  • Xhamia - xhami, në qendër.

Demografia

Redakto

Familjet në fshatin Gërlen:(Para vitit 1923)[4]

Avdullahrët, Caneminkat, Gegallarë, Haxhinurret, Huset, Iboçanrë (fis i shuar nga masakrat greke pas 1913-ës), Lalellarë, Latollarë, Mançellarë, Manellarë, Mangollarë, Misellarë, Mullaçrët, Mullalinj, Poturjakë, Qazimllinjtë, Qosellarë, Shahellarë, Tarellinjtë, Uzunët, Xhimallarë (Xhima), Zgurollarë (Zguro).

Lidhje të jashtme

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Πανδέκτης: Gkérliani - Khionáton
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 497.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 498-499. Treguan: 1) Bato Beqir Xhimo, 62 vjeç, punëtor, analfabet, nga fshati Gërlen i Kosturit, sot banon në Qerretin e Ri - Lushnjë. 2) Ali Islam Lala, 80 vjeç, bujk, analfabet, nga Gërleni, sot banon në Qerretin e Ri - Lushnjë. Qerret, më 22. XII. 1975. 3) Tenxile Hysen Meka, 88 vjeç, shtëpijake, analfabete, nga Gërleni martuar në Bilisht. Bilisht, më 22.7. 1979.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 497.