Gështenja e Kokdodit
Gështenja e Kokdodit gjënden në lartësinë 981 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kokdodë, Komuna Iballë e rrethit të Pukës. Përbën pyll rreth 10 ha me dru gështënje kali (C. Satirea). Pylli ka formë të çrregullt e zhvillim të mirë, por ka dëmtime të vogla të degëve nga sëmundja karakteristike e këtij druri. Lartësia mesatare e drurëve është mbi 10 – 15 m, diametri i trungjeve 100 – 130 cm, ndërsa mosha është mbi 100 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, ekonomike e turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Pukës – Iballë – Kokdodë.