Grupi i tetëshes (G8).

Grupi i tetëshes (G8) është një forum ndërkombëtar i përbërë prej tetë shteteve më të industrializuara, përfaqsuesit e të cilëve mblidhen çdo vit të diskutojnë në përgjithësi çështjet e rëndësishme ekonomike, por edhe ato politikebotës në veçanti. Në këtë grup bëjnë pjesë këto vende: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia, Italia, Kanadaja, Rusia, dhe SHBA. Këto shtete përbëjnë 65 % të ekonomisë botërore. Komisioni evropian përfaqësohet gjithashtu në konferencat ë përvitshme të G8. Çdo vit njëri nga shtetet anëtare të G8 merr kryesinë e mbledhjes së grupit. Kryesuesit e takimit vendosin rendin e ditës dhe mikpresin mbledhjen e vitit. Kryesia për vitin 2007 mbahet nga Gjermania, e cila mikpret mbledhjen e 33 të grupit në Hailigendam, nga 6 qershori deri më 8 qershor. "Grupi i tetëshes" mendohet si grupi politikë bërës mbarëbotëror i nivelit më të lartë.


Lidhje të jashtmeRedakto