GAZ-Uzina e Automobilave Gorkovskij, është uzinë ruse për prodhimin e automjeteve nga Nizhni Novgorod (ndryshe Gorki) e cili filloi prodhimin ne vitin 1931. Ne këtë uzine u prodhuan kamiona dhe vetura, disa prej modeleve u përdoren shumë në Shqipëri.

Prodhimet e GAZ ne Shqipëri

Redakto

Makinat e prodhuara nga GAZ, janë përdorur në Shqipëri gjatë epokës socialiste. Më e përmendura ishte fuoristrada GAZ-69 (7+1 dhe 3+1) seli në përdorim të Ushtrisë Popullore deri nga fundi i viteve '90. Ky automjet shquhej për fuqi të madhe dhe përballim te rrugëve që kalonin ne terrene te vështira.

Gjithashtu, vetura te tjera te prodhuara në këtë uzine e të përdorura në Shqipëri kanë qene (GAZ-12 ZIM) dhe Vollga (GAZ-21 Volga).

Nga kamionët me i përhapuri ishte GAZ-51, i cili kishte përdorej për transportin e mallrave. Ky quhej ndryshe Gaz Molotov, siç duket nga emërtimi qe kishte uzina ne kohen kur kamioni hyri për herë të parë në vendin tonë.

Ne te folmen e kohës, gaz emërtoheshin edhe modelet kineze BJ (BÇ), të prodhuara sipas te njëjtës patente, te cilët thirreshin gaz kinez.

Veturat (GAZ-12 ZIM) dhe (GAZ-21 Volga), emërtoheshin thjesht ZIM dhe Volga.

Emërtimi i ZIM ndeshet edhe ne letërsinë shqipe, ne kreun "Nata e Zimave te zinj" te romanit "Dimri i Madh" te shkrimtarit Ismail Kadare.

Shiko edhe

Redakto