Gabriele Possanner
Gabriele Possanner (1860-1940) ishte gruaja e parë doktoreshë që praktikoi mjekësinë në Austri.[1] Ajo ishte e bija e juristit austriak Benjamin Possanner,i cili jetoi në gjashtë qytete të ndryshme deri në moshën 22 vjeçare, pasi lëvizte shpeshehrë për shkak të punës së tij.[2] Në tetor 1880 ai u emërua pranë “Thesarit Imperial” në Vjenë, si dhe familja, duke përfshirë këtu Gabrielen u vendosën në Vjenë.[2]
Si doktoreshë Gabriela fillimisht punoi si zyrtare pranë mjekësisë publike në Bosnje-Hercegovinë, ku gratë myslimane refuzonin të trajtoheshin nga mjekë të seksit mashkull. Ajo u diplomua në Universitetin e Zyrihut në 1894, por deri në 1897 ajo fitoi kualifkimin për të ushtruar profesionin e doktoreshës përpara jurisë akademike në Vjenë, Austri. Në këtë mënyrë ajo u kthye në gruan e parë që u diplomua nga Universiteti i Vjenës me një diplomë në mjekësi në 1897.Ajo ishte doktoresha e vetme grua në një spital austro-hungarez deri në 1903.
Trashëgimia
RedaktoNë 1960 një rrugicë në Hietzing mori emrin e Gabrielës. Në 2004 një tjetër park mori emrin e saj “Gabriele-Possanner-Park” në distriktin e 9 vjenez. Në këtë distrikt ekziston dhe "Instituti për Kërkimin Ndërdisiplinor".
Çmimi “Gabriele Possanner State Prize” është një çmim shtetëror për kërkimin shekncor të realizuar nga gratë në Austri. U themelua si çmim në 1997 dhe jepet çdo dy vite nga Ministria Federale e Shkencave dhe Kërkimit.[3]
Referime
Redakto- ^ Buffalo Medical Journal. 1896. fq. 910–.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Gabriele Possanner von Ehrenthal". 20 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2018. Marrë më 12 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "BMWFW". Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2012. Marrë më 12 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)