Vjena
Vjena është kryeqyteti i Austrisë dhe poashtu një shtet federal (gjermanisht Bundesland). Më 2011 Vjena kishte mbi 1.700.000 banorë[2] dhe është pra qyteti me popullsinë më të madhe në Austri.
Vjena | |
---|---|
Qytet | |
![]() Kolazh nga Vjena | |
Nickname: Qyteti i Muzikës (Musikstadt) | |
![]() | |
Population | |
• Total | 1,714,142[2] |
Demonym | Wiener |
Website | www.wien.gv.at |
Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgëve, dhe Kalaja Schönbrunn janë që nga viti 2001 të mbrojtur në listën e trashëgimisë botërore nga UNESCO-ja. Monumentet historike më të famshëm janë Katedralja e Shtjefënit (gj. Stephansdom), Rrota e Madhe (gj. Riesenrad), Kalaja e Shënbrunit (gj. Schloss Schönbrunn) dhe Opera Kombëtare (gj. Staatsoper).
Viena është njëra nga qytetet në botë që ka standardin e jetesës më të lartë. Sipas një studimi nga Mercer, Vjena kishte për të tretën herë në vitin 2011 standardin e jetesës më të lartë nga 221 metropole ndërkombëtare, e pasuar nga Cyrihu dhe Aucklandi.
Në Vienë e kanë qendrën shumë organizata ndërkombëtare si OPEC, OSBE, ONEA dhe OKB (përkrah New York-ut dhe Gjenevës).
Në Vienë, që prej vitit 1939 zhvillohet Koncerti i fillimvitit i Vjenës.
Shiko edhe
Redakto- Vjena - Wien
Referimet
Redakto- ^ a b c Statistikat të qytetit të Vjenës sipas faqes zyrtare (gjermanisht, serbisht, turqisht), e kërkuar për herë të fundit më 6 maj 2012
- ^ a b c d Statistik Austria: Popullsia e Vjenës që nga viti 2002 (gjermanisht, anglisht), e kërkuar për herë të fundit më 6 maj 2012
Lidhje të jashtme
Redakto48°12′30″N 16°22′23″E / 48.2083°N 16.3731°E
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Austrisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |