Garda Kombëtare e Arabisë Saudite (GKAS), i njohur gjithashtu si Ushtria e Bardhë, është një nga tre degët kryesore të forcave ushtarake të Mbretërisë së Arabisë Saudite. [1]

Garda kombëtare është nën kontrollin administrativ të Ministrisë së Gardës Kombëtare, në vend të Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo ndryshon nga Ushtria e rregullt e Arabisë Saudite në faktin se është krijuar nga elementë fisnorë besnikë ndaj Shtëpisë së Saudit dhe që ka për detyrë të mbrojë familjen mbretërore nga rreziqet e brendshme, si p.sh. një grusht shteti, rebelë etj. [2]

  1. ^ "Saudi Arabian National Guard (SANG)" (PDF). Arkivuar (PDF) nga origjinali më 9 janar 2016. Marrë më 30 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Anthony H. Cordesman (2009). Saudi Arabia: National Security in a Troubled Region. ABC-CLIO. fq. 175–7. ISBN 9780313380761. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2015. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)