Gazetar në radio
Ky artikull dyshohet nga vërtetësia pasi nuk ka mjaft referenca ose nuk ka asnjë referencë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Gazetar në radio Autori: Arben Muka. Botim i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 2007. Faqet e librit 164.
Të bësh gazetarin në radio dhe teknikat profesioanale të punës në redaksi, në studio dhe në terren, përdorimi i programeve audiodigjitale etj., duke përfshirë dhe një historik të zhvillimit të radiove në Shqipëri- trajtohen në kapituj të veçantë të librit. Në mënyrë të hollësishme trajtohen dhe formatet kryesore të informimit në radio, si intervista, (mini)reportazhi, vox-pop-i, ndërtimi i edicioneve të lajmeve, ndërhyrjet emergjente etj. Në parathënien e shkruar nga prof. dr. Hamit Boriçi, shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit në Universitetin U.F.O. në Tiranë mes të tjerave thuhet:
“Libri është i konceptuar si një tekst mësimor ku në mënyrë të përshkallëzuar paraqiten dituri të përgjithshme e problemore, të natyrës teorike dhe praktike, por dhe si një manual për gazetarët dhe redaktorët që punojnë në radio.