Gazmend Barbullushi
Gazmend Barbullushi ka lindur me 8 mars 1964 në Tiranë, Shqipëri. Ai ka kryer studimet ne Universitetin e Inxhinierisë në Tiranë si dhe formacione të ndryshme në fushën e diplomacisë. Aktualisht ben pjesë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.
Gazmend Barbullushi është Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës (rezident) që nga viti 2019 dhe Ambasador në Principatën e Andorrës, Republikën Islamike të Mauritanisë dhe Mbretërinë e Marokut (jorezident). Jashtë vendit, ai ka shërbyer si diplomat karriere në Bon dhe Berlin, Gjermani, në Vjenë, Austri dhe në Lubjanë, Slloveni. Në vitin 2009 ai ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës dhe Përfaqësues i Përhershëm në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë.
Në detyrat e tij të mëparshme në , ai ka shërbyer si Shef në Seksionin Konsullor, si Drejtor i Departamentit Konsullor dhe Drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve Ligjore dhe Konsullore. Para se të akreditohej në Mbretërinë e Spanjës, ai ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. [1]