Në të folmet e nëndialektit verior të gegërishtes ê-ja shqiptohet e hapët /ê/ (vêna/ fêmen),ë-ja e patheksuar nuk shqiptohet edhe në rrokje fundore që mbyllet nga një bashkëtingëllore josonante: babs ‘‘babës’’, thast ‘‘thasët’’, ndërsa, kur në këtë polite ndodhet pranë një bashkëtingëllore sonante, shqiptohet e e hapët /e/: i åmel, båben, shumica e të folmeve të këtij nëndialekti nuk e kanë ciftin e fonemave bashkëtingellor qiellzor q,gj; ndërsa në gegërishten veriore salimi i (h-së) në (f) është një ndërtim fonemash, që ndodh rregullisht kur (h-ja) vjen para (t-së), (i ftohtë> i ftoft), në gegërishten jugore kjo dukuri është shtrirë edhe në raste të tjera, ku nuk është e kushtëzuar fonetikisht, d.m.th. është vetëm një tipar dallues etimologjik, nuk lidhet me funksionin e fonemave –(njof ‘‘njoh’’, nifem ‘‘ndihmë’’ etj.), një kategori e caktuar foljesh me bashkëtingellore dalin në mbaresë vetore në vetën e parë njejës të dëftores së tashme (kapi, goditi), folje me zanore të tipit ha, fle etj, në shumicën e të folmeve zgjedhohen sipas foljeve të tipit punoj: haj, flên veta e dytë dhe veta e tretë njejës, hajm, flêejm veta e parë shumës, hajn, flêejn veta e tretë shumës, foljet e mënyrës lidhore koha e tashme veta e tretë njejës për nga forma dalin njësoj me ato të vetës së tretë shumës: ai t lidhin, ai t presin, ai t lajn, ai t hajn.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto