Gejzerët janë fenomene të veçanta dhe të rralla natyrore në botë, të cilët paraqesin burime të ujit të nxehtë të cilët shpërthejnë në sipërfaqen e tokës nga brendësia e tokës shpesh edhe në lartësi deri 100 m. Gejzerët kryesisht paraqiten në regjionet vullkanike dhe zakonisht si manifestim postvullkanik. Parqiten edhe në ato vise ku dikur ka pasur vullkane. Gejzerët krijohen me veprimin e avullit të nxehtë me prejardhje magmatike nga uji i cili gjendet në kanalin e vullkanit. Nxehtësia e brendshme e tokës që ushqen vulkanet, nxe edhe ujrat e burimeve të nxehta. Uji i ftohtë i nëntokës arrin në gurët e nxehtë të zonës vullkanike, nxehet dhe fillon të valojë. Presioni i avullit e shtynë ujin jashtë dhe kështu gejzeri qetësohet derisa vjen një sasi tjetër uji. Pamja e gejzerëve është më të vertetë interesante.

Gejzeri

Gejzerët janë të lidhur me vullkanet dhe mund të jenë aktiv dhe të shuar.Por edhe vullkanet edhe gejzerët janë shumë atraktiv për vizitor. Gejzerët aktiv janë interesant, ndërsa të shuarit janë atraktiv sepse njerëzit mund t’iu ofrohen krejt afër. Gejzerët janë mjaft të përhapur në botë( rreth 5000). Por megjithatë më së shumti ka Islanda rreth 2000, SHBA, Zelandë të Re dhe Kamqatkë.

Gejzerë e njohur në botë

Redakto

Parku ncional Yellowstone, Wyoming, Amerika Veriore

Fusha e Gejzerve, gad. Kamçatkë, Rusi, Azi.

El Tatio, Çile, Amerika Jugore

Hapsira vullkanike Taupo, ishulli verior, Zelanda e Re, Oqeania

Islandë, Europa

Në hapsirat shqiptare është i njohurgejzeri i Banjes së SiarinësKomuna e Medvegjës.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

perdorimi i gejzerve ne praktik

Redakto

Disa aplikime të energjisë gjeotermale përdorin temperaturat e tokës afër sipërfaqes, ndërsa të tjerat kërkojnë milje shpuese në tokë. Ekzistojnë tre lloje kryesore të sistemeve të energjisë gjeotermale:

Sistemet e ngrohjes dhe përdorimit të drejtpërdrejtë

Termocentralet e prodhimit të energjisë elektrike

Pompa ngrohëse gjeotermale

Sistemet e ngrohjes dhe përdorimit të drejtpërdrejtë

Përdorimi i drejtpërdrejtë dhe sistemet e ngrohjes qendrore përdorin ujë të nxehtë nga burimet ose rezervuarët që gjenden pranë sipërfaqes së tokës. Kulturat e lashta romake, kineze dhe indiane përdorën burime të nxehtë minerale për larjen, gatimin dhe ngrohjen. Sot, shumë burime të nxehtë përdoren akoma për larjen dhe shumë njerëz besojnë se ujërat e nxehta dhe të pasura me minerale kanë fuqi natyrale shëruese.