Komuna e Medvegjës

This is the stable version, checked on 19 nëntor 2018. Template changes await review.

Komuna e Medvegjës (serbisht: Општина Медвеђа/Opština Medveđa) është komunë në qarkun Jabllanicë në jug të Serbisë. Selia e komunës është qyteza Medvegjë. Sipas regjistrimit të vitit 2011, komuna e Medvegjës kishte 7.438 banorë.


Gjeografia

Redakto

Komuna e Medvegjës ka një pozitë gjeografike dhe territor prej 524 km.2. Ne veri-perendim kufizohet me komunen e Bojnikut, ne veri e lindje me komunen e Lebanes, ne jug kufizohet me Komunen e Dardanes, ne jug-perendim kufizohet me komunen e Prishtinёs dhe ne perendim kufizohet me komunen e Kurshumlisё dhe komunen e Besianёs.

Demografia

Redakto

Sipas vlerësimeve jozyrtare numri i shqiptarëve ka qenë më i madh në të dyja rexhistrimet, por është ulur me qëllime politike nga ana e zyrtarëve serb,kurse sot është një numër shumë më i vogël për arsye të dëbimit të tyre nga ana e pushtetit serb.

Sipas regjistrimit të vitit 2011 në komunën e Medvegjës jetojnë banorë nga të cilët janë 7296 banorë, me një dendësi të ulët popullsise prej 13.92 banorë/km². Në qytezën Medvegjë jetojnë 2841 banorë.

Tabela e popullsisë (1981)

Redakto
Kombësia Banorë %
Serbë 9654 56.06%
Shqiptarë 5509 32.00%
Malazezë 1700 9.9%
Jugosllavë 145 0.84%
Të tjerë 211 1.2%

Tabela e popullsisë (1991)

Redakto
Kombësia Banorë %
Serbë 8194 61.29%
Shqiptarë 3832 28.67%
Malazezë 1011 7.40%
Të tjerë 331 2.64%

Tabela e Popullsisë (2002)

Redakto
Kombësia Banorë %
Serbë 7163 66.57%
Shqiptarë 2816 26.17%
Malazezë 372 3.46%
Të tjerë 116 1.07%

Ekonomia

Redakto

Popullata e komunës së Medvegjës më së shumti merret me ...

Lidhje të jashtme

Redakto