Genc Sermaxhaj ka lindur më datë 28.12.1988, në Gjilan, Kosovë. Ka luajtur për klubet nga qyteti i Gjilanit si FC Drita (Gjilan), SC Gjilani, poashtu për klubin më të madh në Kosovë FC.Prishtina, më vonë edhe për KF Fushë Kosovën. Ka qenë reprezentues i Kosovës U21 dhe Kosovës - A, gjatë viteve 2009-2010. Sermaxhaj njihet me nofkën "Beckhami Kosovar".

Genc Sermaxhaj
Të dhënat vetjake
Datëlindja28.12.1988
Gjatësia1.75 cm (1 in)
PozicioniMesfushorë
Karriera me të rinjtë
1997-2002 2002-2006KF Gjilani


KF Drita (Gjilan)
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006-2007

2007-2009

2009-2011

2011-2012

2012-2013

2013-2014

2014-
KF Drita (Gjilan)


KF Gjilani


KF Prishtina


KF Gjilani


KF Drita (Gjilan)


KF Fushë Kosova


KF Drita (Gjilan)
Karriera ndërkombëtare
Kosova U13

Kosova U21

Përfaqësuesja kosovare e futbollit
Skuadra të menaxhuara
Shkolla e Futbollit "78" KF Drita U-15
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Shkollimi

Redakto

Shkollën fillore e kreu në "Thimi Mitko" Gjilan, të mesmen në Gjimnazin "Zenel Hajdini" Gjilan, shkollimin Bachelor e kreu në " Edukimit Fizik dhe i Sportit" UP,Prishtinë, dhe Masterin në "Shkencave Sportive" AAB Prishtinë, viti 2016.

Karriera Futbollistike

Redakto

Talentin e Genc Sermaxhajt e zbuluan në moshën 8 vjeçare, ku edhe filloi të luante lojën e bukur të futbollit në kategoritë e reja të klubit të futbollit të Gjilanit në vitin 1997, tek trajneri i tij i parë Kemajl Halimi. Me të parë se si manovronte me topin, Sermaxhajn e vlersuan si talentin më të madh të futbollit gjilanas. Genc Sermaxhaj mësoi hapat e parë si futbollist tek klubi i Gjilanit e më vonë si 13 vjeçarë u ftua të luante për Përfaqësuesen e Kosovës për të rinjët në një ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e shqipëtarëve të cilët luanin në ekipet e Bundesligës Gjermane.[1]

Me pastaj Sermaxhaj kaloi tek klubi tjetër i qytetit Drita dhe aty u zhvillua si futbollist nga mosha U14 deri tek ekipi i seniorëve. Gjatë kësaj kohe Sermaxhaj dëshmoi talentin e tij duke bërë paraqitje të mira me klubin e Dritës tek juniorët ku ishte edhe lojtari më i dalluar me mënyrën se si luante dhe aftësitë e tij teknike të jashtëzakonshme.

Sermaxhaj si i ri, u inkuadrua edhe tek ekipi i seniorëve të FC Drita në vitin 2006, atë kohë Drita garonte në ligën e parë të Kosovës. Genci bëri paraqitje mbresëlënëse tek ekipi i seniorëve të FC Drita, me gola dhe asistime që e ndihmuan klubin e tij të ngjitej në elitën e futbollit Kosovarë.

Viti 2007, ishte debutimi i tij me klubin FC Gjilani, ku Genci si 18 vjeçarë luajti në derbin e madh të qytetit të Gjilanit, pikërisht ndaj ish ekipit të tij Drita, dhe rezultati i asaj ndeshje ishte Drita 1:1 Gjilani, dhe përgjatë 65 min, Sermaxhaj bëri paraqitje të jashtëzakonshme. Ishte një vit mjaft i suksesshëm ku Gljilani atë vit ishte renditur në pjesën e epërme të tabelës dhe deri pak xhiro pa përfunduar sezoni ishte në vendin e tretë.


Sermaxhaj ishte titullar në secilën ndeshje kampionale që zhvillonte ekipi i tij, ku bëri shumë asiste dhe gola, gjithashtu ra në sy të publikut gjilanas si futbollisti më i talentuar. Sezoni 2008/09, për klubin e Gjilanit nuk ishte i suksesshëm, madje deri në përfundim të sezonit, Gjilani ishte në pozitën e rënjes nga elita e futbollit Kosovarë, por ishte Sermaxhaj ai që i siguroi edhe për një vit Gjilanit qëndrimin në Superligë me golin e tij spektakolar në ndeshjen e parafundit ndaj ekipit të Trepçës ‘89’, në min e 12’ me rezultat 1:0. Në këtë sezon, Sermaxhaj ishte futbollisti më i dalluar tek ekipi i Gjilanit me aftësitë e tij individuale, ku edhe u veçua me specialitetin e tij nga goditjet e lira. Po atë vit, Sermaxhaj ishte vëzhguar nga drejtuesit e klubit më të madh në Kosovë, FC Prishtina, si dhe nga Përfaqësuesja e Kosovës U21, dhe trajneri i saj Rafet Prekazi.


Suksesin më të madh Genc Sermaxhaj e arriti gjatë vitit 2009/10, ku fillimisht u ftua të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës U21, në turneun e mbajtur në Monthey të Zvicrës. Kosova ishte në grup me ekipet e mëdha si Brondby nga Danimarka, Sioni nga Zvicra dhe Flamengo nga Brazili. Kosova kaloi grupin si e dyta pas Flamengos, e cila në ndeshjen e parë barazoi ndaj Brondbyt 1:1, më pastaj humbi nga Flamengo 2:0, dhe mundi Sionin me rezultat 3:2. Në ndeshjen e gjysmëfinales, Kosova u mposht gjatë ekzekutimit të penalltive ndaj Dinamo Zagreb të Kroacisë, pas rezultatit të rregullt 1:1. Kosova luajti për vendin e tretë edhe një herë ndaj Flamengoj që u mposht me rezultat 2:0, ndërsa Sermaxhaj u cilësua si lojtari më i mirë i Përfaqësueses së Kosovës nga organizatorët e turneut, gjithashtu ishte i vetmi që u përfshi në 11-shen më të mirë të turneut të Montheyt. Sermaxhaj i zhvilloi të gjitha ndeshjet si titullarë tek Kosova U21.


Suksesi i arritur me Kosovën U21, dhe paraqitjet e Sermaxhajt me Kosovën U21 dhe klubin e tij Gjilanin, detyruan drejtuesit e klubit më të madh në vend FC Prishtina, që të marrin shërbimet e tij. Sermaxhaj arriti marrëveshje me Prishtinën në vitin 2009, dhe nënshkroi kontratë për tri vitet e ardhëshme. Sermaxhaj me Prishtinën arriti kulmin e karrierës së tij, duke mahnitur adhuruesit e futbollit kosovarë me lojën dhe aftësiatë teknike individuale të tij, madje ishte protagonist kryesorë në secilen ndeshje që zhvillonte klubi i tij Prishtina. Sermaxhaj mori edhe nofkën ‘Beckhami Kosovarë’, ngase ishte specialist për goditjet e lira, ku edhe shënoi shumë gola spektakolar dhe bëri shumë asiste për bashkëlojtarët e tij. . Sermaxhaj me Prishtinën për dy vite rradhazi u shpall nënkampione e Kosovës në futboll, dhe luajti në finalen e Kupës së Kosovës ndaj FC Besa, por që e humbën me rezultat 2:1.Gjatë vitit 2010, Sermaxhaj u ftua nga selektori i Përfaqësueses së Kosovës - A, atë kohë trajner ishte Albert Bunjaku, dhe Sermaxhaj ishte ftuar për dy grumbullime rradhazi që Kosova - A, i mbajti në Kosovë, por atë botë, Kosova nuk ishte e pranuar me të drejta të plota nga FIFA dhe UEFA, për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare, por Sermaxhaj ishte pjesë e Kosovës dhe në planet e trajnerit Albert Bunjaku. Me ekipin e Prishtinës, Sermaxhaj luajti edhe në turneun e Winterthur, në futboll të vogël, ku pjesmarrëse ishin shumë ekipe të Superligës zvicerane si Basel, Grashopers etj.

Sermaxhaj ndërpreu bashkëpunimin me Prishtinën një vit para se të skadonte kontrata e tij prej tri vitesh, dhe pas disa arsyeve personale, u detyrua të kthehej në qytetin e tij. Në vitin 2011, Sermaxhaj iu bashkua përsëri klubit të Gjilanit për të nenënshkruar kontratë një vjeçare. Gjilani atë vit u largua nga Superliga dhe Genci u ftua sërish nga klubi i rivalit të qytetit Drita në vitin 2012, dhe atë vit Drita dhe Sermaxhaj bënë paraqitje të mirë në Superligë, duke u renditur të katërtit në renditjen tabelare.

Sermaxhaj rikthehet tek Gjilani në ligën e parë në fillim të sezonit 2013, dhe ishte golashënuesi më i mirë i klubit me tetë gola në gjysmën e parë të sezonit, ku përfunduan në vendin e parë. Me pastaj Sermaxhaj vazhdoi karrierën e tij në gjysmën e dytë të sezonit tek FC Fushë Kosova, në një mision të pamundur, për t’a shpëtuar Fushë Kosovën nga elita e futbollit kosovarë, por ishte e pamundur. Sermaxhaj ishte transferi më i mirë që bëri Fushë Kosova dhe Sermaxhaj shënoi katër gola gjithsej.

Sermaxhaj karrierës së futbollit i jep fund në FC Drita në vitin 2014, madje e përfundoi pas gjysmës së parë të sezonit, pas disa mos marrëveshjeve me trajnerët.

Karrierën e tij, Sermaxhaj e vazhdoj sërish me futbollin, por tani në zejen e trajnerit.

Karriera si Trajner

Redakto

Me të përfunduar karrierën e tij prej futbollisti, Genc Sermaxhaj mendoi të merrej me zejen e trajnerit të futbollit. Kështu në vitin 2014, me bashkëpunëtorë, hapi shkollën private të futbollit, të cilën e emërtuan Shkolla ‘78’. Përgjatë katër viteve në këtë shkollë, Sermaxhaj bëri përvojë mjaft të madhe, duke iu mësuar fëmijëve hapat e parë të një futbollisti. Me shkollën ‘78’, Sermaxhaj morri pjesë nëpër turne të ndryshme brenda dhe jasht vendit, duke pasur suksese të mëdha.

Sermaxhaj gjithashtu ishte pjesë e një kampi një javor të futbollit të mbajtur në Gjilan nga ekipi i madh Italian Juventus. Sermaxhaj ishte asistent i trajnerëve Italian të cilët mbajtën këtë kamp të futbollit, ndërsa për Sermaxhajn kjo ishte një përvojë mjaft e mirë.


Në vitin 2018, Sermaxhaj u çertifikua me Licencen C UEFA. Poashtu në vitin 2018, Sermaxhaj mori ofertë nga FC Drita, për t’u bërë pjesë e stafit të trajnerëve të kategotive të reja, pikërisht me moshën U15, moshë kjo në të cilën duhen bërë vlersime të kujdesshme për zbulimin e talentëve të rinjë të FC Drita, dhe Sermaxhaj pranoi të kaloj në klubin e Dritës, klub në të cilin dikur ishte zhvilluar si futbollist profesionist kur kishte qenë i ri.

Në vitin 2019, Sermaxhaj bën një hap para duke u paisur me Licencen B UEFA, i cili u vlersua lartë nga ligjeruesit Gjerman.

Sermaxhaj aktualisht është trajner i FC Drita U15.

Analist Sportiv

Redakto

Genc Sermaxhaj, gjatë kohës sa ishte futbollist, ishte mjaft aktiv në media të shkruara dhe ato televizive. Tani Sermaxhaj është analist i rregullt në TV- të, dhe emisionet sportive në vend, me analiza profesionale, duke analizuar ndeshjet e kampionatit vendor dhe ndërkombëtar.[2] Tashmë Sermaxhaj është figurë publike e sportit në Kosovë.

Galeria

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referimet

Redakto