Genti Deçka (16 prill 1988 ) është një aktor shqiptar i Teatrit Kombëtar.

Genti Decka

Biografia

Redakto

Genti Deçka u lind në Tiranë më 16 prill 1988. Që në moshën 5 vjeçare tërhoqi vëmendjen e prindërve me pasionin e tij për të vizatuar, gjë që ata e mbështetën duke e bërë pjesë të galerive të ndryshme për artistët e vegjël brenda dhe jashtë vendit. Gjatë viteve të shkollës fillore dhe tetë vjeçare (1994-2002), prirja e tij për pikturën erdhi gjithmonë në rritje. Në vitin 1999 UNICEF organizoi një program me disa mësues tejet të kualifikuar të cilët kryenin kurse disa herë në javë, në vizatim, skulpturë dhe teknika të tjera bazë. Kjo ishte një ndihmë e madhe pasi ai në këtë kurs mori bazat e vizatimit, skicimit dhe skulpturës. Gjatë këtyre viteve ai bëhet gjithmonë e më aktiv në aktivitetet artistike të shkollës si etyde imitime pikturë etj. Në vitin 2002 ai fillon gjimnazin "Sami Frashëri" në Tiranë. Përsëri vazhdon të jetë aktiv në ngjarjet artistike të shkollës si Rin-Fest etj. Në vitin 2006 ai fillon studimet në Akademinë e Arteve, dega Regji-Teatri. Akademia e Arteve do të shkaktojë tranzicionin final të tij në formimin e një artisti.

Fillimi i jetës teatrore

Redakto
 
Genti Deçka në shfaqjen "Mallkimi i fukarenjve"

Në mbarimin e vitit të tretë të Akademisë së Arteve i vjen një ofertë për një rol nga regjisori Kiço Londo për rolin e Epihodovit në shfaqjen Kopshti i Vishnjeve. Aktori që duhet të luante rolin duhet të dinte t'i binte kitarës, gjë që i dha përparësi Genti Deçkës për atë rol. Menjëherë pas përfundimit të këtij projekti i vjen një tjetër ofertë përsëri si aktor me aftësinë për të luajtur kitarë nga regjisori Hervin Çuli në veprën "Mirandolina". Për gati një vit punon në pozicione të ndryshme në kompani të fuqishme produksioni filmash dhe spotesh publicitare si "Anima pictures" " R&T " Era film etj. Realizon si rekuizitier filmin "Ballkan Bazar" në vitin 2008 me regji të Edmond Budinës. Më pas në vitin 2011 punon si asistent skenograf në filmin Amnistia me regji të Bujar Alimanit. Gjithashtu punon si skenograf i lirë në spote publicitare për kompani si AMC, UNICEF, IPKO, etj. Në vitin 2011 punësohet pranë Tatrit të Metropolit. Në vitin 2015 punësohet për një periudhë 3 mujore në Teatrin Kombëtar të Komedisë. Po në atë vit punësohet si aktor i Teatrit Kombëtar ku vazhdon ende sot.

Among Radio Thieves

Redakto

Në janar të vitit 2018 Genti Deçka Marlind Tako, Majkëll Veizaj dhe Geri Avrazi publikuan në YouYube videoklipin e tyre të parë muzikor si pjesë e një projekti të ndërtuar prej një viti në fshehtësi dhe për t'u përfunduar me një grup muzikor. Grupi quhet Among Radio Thieves dhe përbëhet nga katër anëtarë (Genti Deçka-Vokal/Kitarë, Marlind Tako-kitarë e parë, Majkëll Veizaj-Kitarë bas, Geri Avrazi-Bateri). Grupi luan alternativë rock, blues rock, indie rock dhe në disa raste me influenca metali. Pas videos së parë të publikuar në YouTube të quajtur "Modern Fairytale" me një ritëm shumë intensiv kanë publikuar edhe nëntë këngë të tjera të cilat përbëjnë albumin e tyre të parë të quajtur "LA". Albumi i plotë u publikua në datë 15 tetor 2018. Modern Fairytale eshtë animuar nga kitaristi i grupit Marlind Tako i cili gjithashtu është Designer (Dizajner). Tekstet e nëntë prej këngëve janë shkruajtur nga Genti Deçka ndërsa tekstin e këngës së dhjetë e ka shkruajtur Sokol Hazizi. Në janar të vitit 2019 kitaristi Marlind Tako largohet nga grupi për të vazhduar jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Basisti Majkëll Veizaj u largua gjithashtu për arsye personale. Grupi vazhdon përgatitjet për një album të dytë me dy anëtarë të rinj. Ina Havaraj në kitarë bas dhe Ergys Kosovrasti kitarë e parë.

Punët e tij si regjisor

Redakto
  • Fëmijët e murit-Ass Regjisor
  • Druvari i mirë-Regjisor
  • Rigoleto-Ass Regjisor
  • Lagjja 45-Ass Regjisor
  • Në qytetin e kafshëve-Regjisor (shfaqje për fëmijë)
  • Thesari (shfaqje për fëmijë)-Regjisor
  • Vrasja e Maratit- As/ Regjisor
  • Spiuni i Ballkanit- As/ Regjisor (Autor Dushan Kovaçeviç) (14.11.2015)
  • Opera për tri grosh - Vaclav Havel (regjisor Mehmet Xhelili) ass Regjisor. (9.12.2016)


Punët e tij si aktor

Redakto
  • Love Island Albania - Tregimtari
  • Kiss me Cate - Në rolin e Regjisorit (Muzikal)
  • Pas vdekjes (Andon Zako Çajupi) - Dr.Adham-uti (Regjia Sonila Kapedani)(Shfaqje eksperimentale studentësh)
  • Kopshti i Vishnjeve (Anton Çehov)
  • Epihodov (Regjia Kico Londo)
  • E zonja e bujtines (Carlo Goldoni) - Fabricio (Regjia Hervin Çuli)
  • Në ballon e luleve (Andersen) - Studenti (Regjia Adelina Muça) (Shfaqje për fëmijë)
  • Kamarieri memec (Harold Pinter) - Gaz (Regjia Benart Laze) (Diplomë)
  • Udhëtimi pa vizë i një alieni - (Bashkim Hoxha) Alieni (Regjia Hervin Culi)
  • Amnistia - (Bujar Alimani) - Polic-regjia (Bujar Alimani)
  • Romeo e Zhulieta (William Shakespeare) - Princi (regjia Kico londo)
  • Madhëria e saj fantazia -Tik taku - (regjia Endri Cela) (Shfaqje për fëmijë)
  • Grindja (Marivaux) - Mesrou - (regjia-Stefan Neugebauer)
  • I Famshmi 702 (Aleksandër Miridon)-Charles Sandman (Regjia Nelson Mulla)( Diplomë)
  • Lagjja 45-Genti (regjia Gent Bejko)
  • Gratë në Parlament (regjia Elma Doresi)-Epigjeni (Aristofani)
  • Baal (Bertolt Breht) (Regjia Ema Andrea)-Ekart
  • "ADA" - (Regjia Spartak Pecani) - Polic Frroku
  • Të cmendur pas parave - (Bill) (Regjia Elma Doresi)
  • 14 vjec Dhëndër-(Abazi) (Regjia Elma Doresi) (Andon Zako Çajupi)
  • Fresk Fare - Babai (Leonard Bombaj) (Serial për adoleshentë)
  • Banjo finale-punëtori i banjës (monodrame) (Regjia-Olta Cali) (Roberto Lericci)(Diplomë)
  • Thesari-çakalli (Regjia Genti Decka) (Shfaqje për fëmijë)
  • Hajdutja e bukur - Geri (regjia Enver Petrovci) (Ruzhdi Pulaha)
  • Konkursi- regjia Kushtrim Bekteshi (Alberti)
  • Vetëm- (film nën kuadrin e filmit 48 orësh) regjia benart laze
  • Ne vijmë për ajr- Kohën (regjia Qendrim Rijani)
  • Djemtë Gazmorë - regjia Sulejman Rushiti - ( edi)
  • Spot publicitar IPKO .
  • Xinxifillo - regjia (Kastriot Ramollari) - kumamaro( Shfaqje për fëmijë)
  • Plut - film me metrazh të shkurtër në kuadër të festivalit 48 orësh) (pluti)
  • Udhëtim i gjatë drejt natës - (Eugene Oneil) (regjia Spiro Duni)
  • Vrasja e Maratit - Peter Weiss - (pacient) regjia Arben Kumbaro
  • Tartufi - Molier (Valeri) Regjia Erion Kame
  • Skanderbeg - (serial komik) - Shtjefen
  • "Tri motrat" - Anton Çehov (regjisor Hervin Çuli) 16.1.2016
  • Zbutja e Kryeneçes - Bjondelo (Regjia Elma Doresi) 5.3.2016 William Shakespeare
  • Mallkimi i fukarenjve - Uesli (Sam Shepard) (Regjia kastriot Çipi) 16.4.2016
  • Vëlla dhe motër - Regjia Ajola Daja ( Skenari Vladimir Prifti) 27.10.2016
  • Opera për 3 grosh. (regjia Mehmet Xhelili) - Xhek (9.12.2016) (Vaclav Havel)
  • 5 djelmoshat (Simona Semeniç) (regjisor-Helidon Fino) (viti) 24 shkurt 2017
  • Lukrecia Borxhia-Askanio Petruçi (Reghisor Eric Vigner)
  • Makbeth-Banko (W.Shakespeare) Regjisor-Kled Kapexhiu Viti 2018
  • TAG-Çobani i fshatit (Autor-Bashkim Hoxha) (Regjia-Andia Xhunga) 23.09.2018
  • Engjëjt e Amerikës- Prajer Uollter (Regjisor Arben Kumbaro) 27 prill 2019
  • Xhelatët - Kleg (Regjisor Qëndrim Rijani) 11 tetor 2019
  • Galaksia - Sordo (Regjia Rovena Lule) 2019
  • Don Zhuani-(Pjeroti)*Regjia A.Imami (Mars 2019)
  • Lapidari - Genti (Film i shkurtër) 2020. Regjisor-Fisnik Roshi.
  • Edmond-A.Mischalick - Regjia Indrit Çobani - Në rolin e Anton Çehov, Zhorzh Melie. (Tetor 2021)
  • Koriolani - Klaud (W.Shakespeare) - Regjisor Altin Basha .(17 dhjetor 2021)
  • Ivanov ( A.Çehov) Butkin. Regjisor Hervin Çuli.
  • Orfeu zbret në ferr - Nastazia Domarezka -Orfeu

Përvoja të tjera

Redakto
  • Vallja e Flamujve (Regji Edmond Budina) - Rekuizitier
  • Spot publicitar, UNICEF - Skenograf
  • Spot publicitar, AMC - Ass Skenograf
  • Spot Albtelecom - Skenograf
  • Spot Glina - Skenograf
  • Amnistia (Regjia Bujar Alimani) - Ass Skenograf
  • Macoku me cizme (regjia Nelson Mulla) - Butaforist
  • Bota - (Regjia Iris Elezi) As/skenograf

Referime

Redakto