Universiteti i Arteve, Tiranë
Universiteti i Arteve, UART (më parë: Akademia e Arteve ) Universiteti i Arteve është institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë me karakter artistik në Shqipëri, që ofron Diploma Universitare Bachelor dhe Master në Muzikë, Arte të Bukura dhe Art Skenik.[1]
![]() | |
Lloji | Universitet, Shkollë e lartë |
---|---|
Themelimi | 1966 |
Rektori | Prof. Kastriot Çaushi |
Kampusi | Tiranë |
Faqja zyrtare | http://www.uart.edu.al/ |
I themeluar më 1966, Instituti i Lartë i Arteve bashkoi tre institucione artistike : Konservatorin Shtetëror të Tiranës, Shkollën e Arteve të Bukura, dhe Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu”. Me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 414, datë 12.11.1991, me ndryshimet në sistemin arsimor, mbi bazën e Institutit të Lartë të Arteve u ngrit "Akademia e Arteve", e cila kishte në përbërje të saj Fakultetin e Muzikës, Fakultetin e Artit Skenik, Fakultetin e Arteve të Bukura dhe Degën e Kulturës.
Në 12 tetor 2009 Presidenti i Republikës Zoti Bamir Topi nderoi Akademinë e Arteve me urdhrin "Mjeshtër i Madh".[2]
Më 23 Mars 2011 me vendimin e Këshillit të Ministrave , Akademia e Arteve u riorganizua dhe u emërua "Universiteti i Arteve".[3]. Universiteti i Arteve do të fillojë veprimtarinë me fillimin e vitit akademik 2011 - 2012.
Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 234, datë 23.03.2011 Akademia e Arteve shkrihet dhe krijohet Universiteti i Arteve, i cili filloi funksionimin në datën 10 tetor 2011, dita e fillimit të vitit akademik 2011 - 2012.
Universiteti i Arteve është i përbërë nga tre fakultete:
- Fakulteti i Muzikës
- Fakulteti i Artit Skenik
- Fakulteti i Arteve të Bukura [4]
Qellimi kryesor i UART eshte të ofrojë arsimim të lartë profesional dhe veprimtari krijuese në fushën e artit dhe të kulturës, të thellojë kualifikimin profesional e shkencor të specialistit të lartë në fushën e artit e të kulturës, si dhe të kontribuojë në rritjen e standarteve të demokracisë e të qytetërimit . E gjithë rruga mbi 45 vjeçare e Akademisë së Arteve ka qënë një rrugë e shtimit sistematik të specialiteteve, si dhe vitet e fundit implementimi i Kartës së Bolonjës.
Pranimet ne Universitetin e Arteve bëhen vetem me anë të konkurimit, kriteret e të cilit kanë specifikën e tyre në lidhje me specialitetin e kerkuar. Aktualisht në auditorët e saj studiojnë 947 studentë, të cilët udhëhiqen nga një staf pedagogjik prej 386 asistentë, pedagoge, profesorë të asociuar dhe profesorë, prej të cileve 119 janë të brendshëm.
Trupa mësimdhënëse dhe bashkëpunëtorët e Fakulteteve janë emra të mirënjohur në fushat ku operojnë – muzikantë, piktorë, skulptorë, regjisorë teatri dhe filmi-televizioni, aktorë, skenografë dhe koreografë - me njohuri të gjera teorike dhe praktike. Shumica prej tyre kanë marrë çmime artistike për kontribute të veçanta dhe punë krijuese.
Ambientet e Universitetit të Arteve si studiot, atelieret, lektoriumet, Salla e Madhe e Koncerteve, Salla “Çesk Zadeja”, Teatri Eksperimental “Black Box”, Galeria e Fakultetit te Arteve te Bukura dhe Biblioteka Shkencore, krijojnë një marrëdhënie interaktive, ku studentët kanë mundësinë të studiojnë në një mjedis të specializuar dhe angazhohen në punë krijuese. Artistët e përgatitur në këtë institucion përbëjnë një forcë gjeneruese në jetën kulturore Shqiptare.
Lidhjet me shkolla të Artit në Evropë e më gjerë, të qënit e anëtaresuar në Organizata Ndërkombëtare të Institucioneve të Artit, pjesëmarrja aktive ne aktivitete e workshop-e ndërkombëtare, kanë kontribuar në futjen dhe përdorimin e metodave të reja të mësimdhënies.
Forcimi i lidhjeve institucionale me Akademi dhe Universitete Evropiane të Artit është prioritet strategjik i Universitetit të Arteve.
Titullarët ndër viteRedakto
- Albert Paparisto 1962-1966
- Vilson Kilica 1966-1969
- Tefik Çaushi 1969-1973
- Lili Zhamo 1973-1978
- Ibrahim Madhi 1978-1981
- Kristo Jorgji 1981-1988
- Jakup Mato 1988-1991
- Fatmir Hysi 1991-1992
- Bujar Kapexhiu 1992-1995
- Gjergj Zheji 1995-1997
- Kastriot Çaushi 1997-2008
- Petrit Malaj 2008-2016
- Kastriot Çaushi 2016-
Shiko gjithashtuRedakto
ReferimeRedakto
- ^ Universiteti i Arteve
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2011. Marrë më 24 qershor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2011. Marrë më 24 qershor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.uart.edu.al/media/20110626%20-%20Statuti%20i%20UART.pdf
Coordinates: 41°19′04″N 19°49′13″E / 41.31778°N 19.82028°E