Posta Shqiptare sh.a. është i vetmi operator publik postar, në tregun shqiptar i cili drejton administron dhe zhvillon rrjetin postar kombëtar, si dhe ka detyrimin për përmbushjen e shërbimeve bazë postare. Kompania siguron një gamë të gjerë shërbimesh postare dhe financiare. Deri në 2009, këto shërbime kanë arritur në 77 lloje, si shërbimet tradicionale postare (postën e letrave, kolipostën dhe shërbime të urdhërpagesave), shërbimin e shpejtë EMS, shërbime biznesi si dhe shërbime financiare (transferta të shpejta të parave, pagesat e tatim taksave, shpërndarje të pensioneve të pleqërisë, arkëtimi i faturave telefonike, të energjisë elektrike, e pagesa të tjera).

Posta Shqiptare
Formuar më1912
SeliaRruga "Reshit Çollaku", Nr. 4, Kati I, Tiranë Shqipëri
Rajoni i shërbimit
Republika e Shqipërisë
Gjuha zyrtare
Shqip
Administrator
Ardit Demiri
Buxheti
[1]
Faqja në internetwww.postashqiptare.al

Në gusht të vitit 2002 Banka e Shqipërisë, vendosi ti japë “Posta Shqiptare“ sh.a. licensën për të ushtruar veprimtari financiare si “Subjekt financiar jo bankar”.

Motoja e punës së Postës Shqiptare sh.a. është: “Ne jemi Posta Shqiptare" dhe "Gjithmonë pranë dhe në shërbimin tuaj”.

Historia e shërbimit postar në Shqipëri

Redakto

Shërbimi postar në Shqipëri ka historinë e tij shekullorë i paraqitur në forma të ndryshme në etapa të ndryshme, realizuar në forma e mjetë të kohës. Ai ka filluar më thirrjet e lajmëtarëve, që kalonin nga një krahinë në tjetrën, vazhduar me tingujt e brive, daulleve deri në lëvizjen e lajmëtarëve me ditë e netë nga një krahinë në tjetrën.

Element i veçantë i lajmërimeve në distancë ka qenë përdorimi i zjarreve dukë shfrytëzuar edhe relievin gjeografik i cili krijonte mundësi realë të transmetimit të sinjaleve.

Kjo është kaq e vërtetë sa dhe në ditët e sotme me gjithë mjetë modernë të komunikimit, pikat dominuese gjeografikë krijojnë mundësinë e transmetimeve elektronike.

epokën e Skënderbeut, historiografia ka përcaktuar qartë se si Skënderbeu merrte lajmet e fitoreve apo dhe të humbjeve, se si ai lajmëronte mësymjet e ushtrisë otomanë dukë përdorur sinjalet më zjarre, nga pikat strategjikë ku ishin vendosur kryesisht kështjellat dhe kalatë.

Dokumenti i parë shumë i rëndësishëm, që vlerëson kontributin e veçantë të lajmëtarit është përcaktuar në kanunin e Lekë Dukagjinit në të cilin është shkruar “Lajmësi nuk vritet pavarësisht nga lajmi që sjell”. Gjatë sundimit 500 vjeçar të Shqipërisë nga perandoria turke, ka funksionuar shërbimi postar sipas rregullave të kohës.

Kjo vërtetohet më korrespondencën që bënte administrata e Perandorisë Otomane me administratën Otomane në Shqipëri, dhe me letrat e ndryshme që kanë qarkulluar gjatë kësaj periudhë si dhe me faktin se në Shqipëri në vitet 1878 ka pasur zyra postarë ku qarkullonin pullat e administratës turke.

Me Shpalljen e Pavarësisë28 nëntor 1912, dhe krijimin e shtetit të parë shqiptar Qeveria e Përkohshme e Ismail Qemalit, dukë vlerësuar rëndësinë e shërbimit postar, si një nga mundësitë realë të komunikimit, një javë pas shpalljes së pavarësisë, në përbërje të Qeverisë së Përkohshme ishte edhe Ministria e Post Telegraf Telefonave, më Ministër patriotin e intelektualin e shquar Lef Nosi.

Qeveria e asaj kohë mori në administrim të gjitha zyrat postarë të trashëguara nga perandoria otomane, dhe bëri përpjekje të shpejta për identifikimin e shërbimit postar shqiptar.

5 maj 1913 u vu në qarkullim pulla e parë postarë shqiptarë, e cila është një vulë më ngjyrë të zezë, më të cilën u shtypën 2232 zarfa.

Kjo pullë u vu në qarkullim në 11 qytete, ku funksiononin edhe zyrat postarë si në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan etj. Menjëherë pas kësaj u emetuan edhe 6 emisione të tjera të pullës postare shqiptare, dukë filluar kështu edhe koleksionimi i pullave shqiptare, e cila është një histori që pasqyron ngjarjet më të rëndësishme të jetës ekonomike, politike, shoqërore të vendit.

Në të gjitha përpjetët e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit, për njohjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtarë, evidentohet edhe fakti së më 7 korrik të vitit 1913, paraqiti kërkesën zyrtarë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Postar Universal dhe Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, anëtarësim i cili u bë munduar në vitin 1922.

Edhe Mbretëria Shqiptare u kujdes në mënyrë të veçantë për shërbimin postar, dukë pasur në administrim rreth 28 zyra postarë në të gjithë territorin. Mbreti Zog, vëmendje të veçantë i kushtoi emetimit të disa emisioneve të pullave postare, që ishte një nga mundësitë realë për njohjen e kësaj Mbretërie nga vende të ndryshme.

Administrata Postare e periudhës së Mbretërisë, punonte më rregulla të përcaktuara, në përputhje me dokumentet e Bashkimit Postar Ndërkombëtar sepse ajo tani ishte anëtarë më të drejta të plota pranë këtij organizmi. Ajo ishte një administratë shumë e centralizuar dhe e kontrolluar, ku çdo punonjës i Postës emërohej nga Drejtori i Përgjithshëm.

Shkrimi konsiderohej element shumë i rëndësishëm, sepse e vetmja mundësi e kohës në zyrat postarë ishte të shkruarit më dorë. Lufta e Dytë Botërore, nuk kaloi në Shqipëri pa sjellë pasoja të rënda edhe për shërbimin postar. Edhe ajo pak infrastrukturë që ekzistonte u dëmtua gjatë kësaj Lufte. Më përfundimin e Luftës dhe më ardhjen në fuqi të sistemit totalitar, punonjësit e postës bënë shumë përpjekje për ngritjen dhe riorganizimin e shërbimit postar. Regjimi totalitar në Shqipëri, veç politizimit të tejskajshëm të shoqërisë shqiptarë, për shërbimin postar u kujdes kryesisht për zgjerimin e rrjetit postar, por me një numër shumë të kufizuar shërbimesh, thuajse vetëm ato tradicionalë të diktuara edhe nga zbatimi i rregullave të shërbimit postar ndërkombëtar. Liria e komunikimit nëpërmjet postës në këtë sistem ishte e kufizuar, ku shumë njerëz nuk mund të komunikonin më të afërmit e tyre në vende të ndryshme.

Shembja e sistemit totalitar në vitet 90, hapi një etapë të re edhe për shërbimin postar. Më gjithë gjendjen e vështirë të shërbimit postar në vitet 1990-1992, ai luajti një rol shumë të rëndësishëm në qarkullimin e mallrave nëpërmjet shërbimit kolipostar nga vendet e ndryshme. Emigrantët shqiptarë në këto vite, të vetmen rrugë komunikim për dërgimin e mallrave të ndryshme familjeve të tyre, kishin shërbimin postar dukë dërguar në drejtim të Shqipërisë më mijëra pako më mallra të ndryshme.

Gjatë viteve 1993-2005, shërbimi postar në vend mbijetoi më mjaft vështirësi, humbi besimin tek përdoruesit, kufizoi realizimin e shërbimeve, shërbimi bazë në gjysmën e territorit të vendit humbi rolin e tij, dukë i mohuar të drejtën e këtij shërbimi më shumë së gjysmës së popullsisë, kryesisht në zonat ruralë. Ato pak objekte postarë që qarkullonin, cilësia dhe standardët e shërbimit ishin të ulëta. Që një letër të shkonte në destinacion, i duheshin më shumë se 6 deri 8 ditë, kjo si për mungesë të mjeteve të transportit, por në mënyrë të veçantë ishte mungesa e vullnetit për realizimin e këtij shërbimi, sepse në këtë periudhë filluan të organizoheshin edhe operatorët privatë, të cilët nga dita në ditë fitonin terren ndaj Postës Shqiptare, falë edhe mungesë së rregullave në një treg tani të liberalizuar. Në fund të vitit 2005 e në vazhdim, Posta Shqiptare është përfshirë në një proces të gjerë reformimi, më pikëpamje e objektiva të qarta për tu shndërruar në një lider të shërbimeve, mbështetur në parimet e ekonomisë së tregut, konkurrencës dhe mbrojtjes së interesave të përdoruesve, dukë funksionuar brenda tregut universal botëror më një infrastrukturë prej 660 mijë zyra postarë e mbi 5 milion punonjës që pranojnë e përpunojnë qindra miliardë objekte postarë në vit.

Në dokumentin themelor të zhvillimit hartuar në fillim të vitit 2006, u përcaktuan qartë përparësitë dhe drejtimet e zhvillimit, mbështetur në kushtet aktualë, bazuar në kërkesat për plotësimin e standardëve të Bashkimit evropian e Bashkimit Postar të Përbotshëm, u evidentuan qartë pozitat e saj në tregun e shërbimeve postarë dhe synimet për zgjerimin e tyre, bazuar në zgjerimin e shërbimeve të reja dhe futjen e teknologjive moderne bashkëkohorë.

Në sajë të një punë të kujdesshme dhe të programuar mirë, brenda një periudhë të shkurtër arriti synimet e saj në : Riorganizimin e rrjetit postar në të gjithë territorin e vendit, dukë fituar besimin e humbur. Futjen në tregun e shërbimeve mbi 15 shërbime të reja postarë e financiarë, ku spikasin shërbimet e reja financiarë dhe shërbimet ekspres në të gjithë vendin, bazuar në kontrata më partner të rëndësishëm dhe strategjik. Në shërbimet financiarë veç zgjerimit të shërbimeve ekzistuese u futën shërbime të reja si transferimi elektronik i parave më sistemin ndërkombëtar Euro-xhiro, shitja e bonove të thesarit, arkëtimi e gjobave të policisë, pagesat e studentëve, dukë përfituar edhe statusin e agjentit doganor dhe të sigurimeve e shumë shërbime të tjera.

Hartimi i kodit postar të Shqipërisë ishte një arritje ambicioze me përmasa të nivelit ndërkombëtar, sepse Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë pa kod postar. Dokumenti i kodit postar të Shqipërisë është vlerësuar një ndër më të arriturit, duke u përdorur si model nga Bashkimi Postar Përbotshëm, për vendet e tjera, dhe jo pa qëllim u promovua nga Bashkimin Postar të Përbotshëm më 9 tetor 2006 në Zvicër, Ditën Botërore të Postave, në prani të shumë përfaqësuesve të vendeve të botës. Futja e teknologjive të reja dhe sistemi i informatizimit ishte një ëndërr e hershme për shërbimet postare. Me përpjekje e pune të kualifikuar u arrit që sot Posta Shqiptare ketë rrjetin online më të madh në vend, duke futur në këtë rrjet 14 qendrat e filialeve të postave, se dhe ka filluar aplikimin e programeve të informatizimit, për një sportel shërbimi universal me një sistem sigurie të lartë. Masat e marra forcuan pozitat në treg të Postës Shqiptare, duke siguruar partneritet me shumë partnerë strategjikë të rëndësishëm për shërbimin ndaj qytetarëve shqiptarë, duke ruajtur e respektuar rregullat e tregut. Realizimi i synimeve të programuara sigurisht që kërkonte dhe kosto të lartë dhe personel të kualifikuar. Për realizimin e tyre u investua në disa drejtime kryesore dhe konkretisht:

  • Rikonstruksioni i zyrave postare, me objekt standardizimin e tyre, krijimin e ambienteve të përshtatshme për realizimin e shërbimit dhe ambiente të kulturuara për publikun.
  • Rigjenerimi dhe rritja e kapaciteteve transportuese, duke dyfishuar me automjete të reja inventarin e mjeteve të transportit në përdorim me prezencë në të gjithë territorin e vendit.
  • Në ngritjen e sistemit online në 14 filiale duke filluar fazën e parë të informatizimit të sportelit universal.
  • U përcaktua dhe realizua uniforma e re për punonjësit e shërbimeve në të gjithë vendin.

Të gjitha këto investime u realizuan nga burimet e veta të Postës Shqiptare që për nga shuma e investuar është barazi me investimet e realizuara për 10 vjet nga Posta Shqiptare.


Arritjet

Redakto

U rrit me 2.5 herë numri i objekteve për frymë të popullsisë, ç’ka u vërtetua edhe një herë se po të shërbesh shpejt dhe me siguri, shërbimi postar mbetet prioritet i veçantë komunikimi dhe i pazëvendësueshëm nga të gjitha llojet e komunikimeve të tjera elektronike te kohës.

Shërbimi EMS dhe ekspres u rrit 3 deri në 4 here. Mbas 17 vjetësh filloi transporti dhe shitja e shtypit të përditshëm në 132 zyra postare në qytet dhe në zonat rurale. Në vitin 2007 u bë i mundur prodhimi në vend i pullës postare shqiptare e cila kishte mbi 17 vjet që prodhohej jashtë vendit. Mbi 100 mijë pensionistëve iu dorëzohet pensioni në shtëpi, numër i cili vjen duke u rritur nga dita në ditë në të gjithë vendin.

Transaksionet financiare u dyfishuan duke arritur ne mbi 15 milion në vit. U vendos sistemi Euro-xhiro i transferimit elektronik të parave duke bashkëpunuar ngushtë edhe me organizmat e specializuara ndërkombëtare.

Në të 550 zyrat postare në vend realizohen 77 lloje të shërbimeve postare e financiare nga 8 deri në 10 që realizoheshin më parë.

Përmirësime të ndjeshme u bënë në rritjen e cilësisë dhe standardeve te shërbimit duke u ofruar me standardet e Bashkimit Evropian. U arrit që objektet postare brenda vendi të dorëzohen brenda 2/3 ditëve nga momenti i pranimit nga 5 deri ne 8 dite që ka qenë më përpara si dhe u përmirësuan standarde e shërbimit postar ndërkombëtar, duke ulur numrin e reklamimeve ne 50 % më pak se më përpara, pa pasur asnjë objekt postar të humbur ne shërbimin e brendshëm. Masat e marra, jo vetëm që nuk dobësuan kapacitetin ekonomik e financiar te Postës Shqiptare, por përkundrazi ajo u bë më e fuqishme, me rentabël duke kaluar në dyfishimin e rezultatit ekonomik në vitin 2008, e duke mundësuar kështu rritjen e investimeve për të plotësuar sa më mirë parametrat e shërbimit postar e financiar

Mbështetja.

Redakto

Arritjet e Postës Shqiptare janë atribut edhe i qeverisë Shqiptare e cila e ka mbështetur fuqimisht Postën Shqiptare në rrugën e saj të reformimit e zhvillimit, duke e vlerësuar Postën Shqiptare, si një element social i politikave të qeverisë si dhe një mundësi reale punësimi, mbështetur dhe ne direktivat e BE-së për punësimin. Mbështetje te rëndësishme Posta Shqiptare ka pasur edhe nga organizmat ndërkombëtare si Bashkimi Postar i Përbotshëm dhe Bashkimi Evropian.

Konkluzionet e grupit të auditimit te Posta e Evropës, janë ambicioze dhe mbështetje e plotë e Postës Shqiptare për realizimin e standardeve të BE-së për t’u bashkuar sa me shpejt me familjen e madhe Evropiane.

Bashkëpunimi dhe nënshkrimi i memorandumeve me administratat homologe të vendeve të rajonit, kanë shërbyer për shkëmbimin e përvojave dhe futjen e shërbimeve e teknologjive të reja.

Synimet

Redakto

Rritja e vazhdueshme e cilësisë dhe standardeve të shërbimit për te arritur kërkesat e Bashkimit Evropian për Cilësinë dhe Standardet.

Përshpejtimi i sistemit të informatizimit, si një alternativë reale për të përballuar konkurrencën në tregun e shërbimeve.

Shndërrimin e Postës Shqiptare në një supermarket e lider të shërbimeve, me prezencën e saj në çdo familje shqiptare.

Bashkëpunim i vazhdueshëm me organizmat ndërkombëtare për t’u përfshire ne projektet rajonale e globale të zhvillimit të shërbimit, mbështetur në teknologjitë moderne

Posta shqiptare mbështetur në potencialet e saja të brendshme ekonomike dhe njerëzore është e bindur në plotësimin sa më shpejt të standardeve evropiane, duke pasur mbështetje të vazhdueshme të qeverisë shqiptare, të partnerëve të sajë strategji brenda dhe jashtë vendit.

Struktura

Redakto

Forma Ligjore e Shoqërisë: Shoqëri Aksionare (SH.A). Aksionari i vetëm është shteti shqiptar i përfaqësuare nga Ministria e Ekonomisë te Tregtisë dhe Energjetikes.

Organizimi dhe organet drejtuese të Shoqërisë përcaktohen në Statusin e Shoqërisë, miratuar nga aksionari i vetëm, Ministria e Ekonomisë të Tregtisë dhe Energjetikes, përfaqësuare nga Ministri i Ekonomisë të Tregtisë dhe Energjetikes.

Organet drejtuese të shoqërisë janë:

1. Këshilli Mbikëqyrës

2. Drejtoria

Këshilli i Mbikëqyrës përbehet nga 6 (gjashte) anëtare. Anëtaret e Këshillit Mbikëqyrës emërohen nga Ministri i Ekonomisë në përputhje me kritere të përcaktuara në akte nënligjore.

Kompetencat e Këshillit Mbikqyrës

Redakto

1. Këshilli Mbikëqyrës ushtron kontroll të vazhdueshëm ndaj drejtorisë për administrimin e shoqërisë nga ana e saj. Ai i jep kësaj të fundit autorizimin për të kryer operacione që nuk mund te kryen nga Drejtoria pa autorizimin e Këshillit Mbikëqyrës

2. Këshilli Mbikëqyrës ka të drejte të verifikojë dhe kontrollojë në çdo kohe dokumentacionin që gjykon të nevojshëm për përmbushjen e të gjithë detyrave të tij.

3. Këshilli Mbikëqyrës përcakton numrin e anëtarëve të drejtorisë dhe emëron anëtarët e saj kur janë dakord jo më pak se 2/3 e anëtareve të Këshilli Mbikëqyrës.

4. Këshilli Mbikëqyrës përcakton nivelin e njësisë së auditimit të brendshëm në shoqëri si strukturë më vete. Emëron kryetarin e njësisë me procedura të njëjta me ato të anëtareve të drejtorisë.

5. Miraton programin vjetor të zhvillimit ekonomiko-financiar dhe auditimit të brendshëm dhe analizon e kontrollon zbatimin tremujor të tyre.

6. Këshilli Mbikëqyrës i propozon Ministrit të Ekonomisë lidhur me këto çështje :

  • Përcaktimin dhe ndryshimin e programit te veprimtarisë afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë të shoqërisë.
  • Kryerjen e investimeve dhe financimeve për vitin financiar si dhe masat e tjera që do të kërkonin ndryshimin e kapitalit themeltar të shoqërisë.
  • Hapjen e veprimtarive ose njësive të reja dhe ndryshimin e objektit të shoqërisë.
  • Shitjen e pasurive që përbejnë aktivin e qëndrueshëm të shoqërisë.
  • Krijimin e shoqërive të reja dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera.
  • Marrjen e huave afatmesme dhe afatgjate.
  • Si dhe për çdo çështje tjetër që në bazë të ligjit të shoqërisë tregtare është kompetencë e asamblesë.

Drejtoria

Redakto

Shoqëria administrohet nga Drejtoria.

Numri i anëtareve të Drejtorisë caktohet me votën e të paktën 2/3 e të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës.

Drejtoria e “Postës Shqiptare” sh.a. ka në drejtim një Drejtor të Përgjithshëm dhe tre Zv/Drejtore.

  • Drejtori i Përgjithshëm Z. Arqile Gorea
  • Zv. e Përgjithshme Znj. Marita Tollkuci
  • Zv. i Përgjithshëm Z. Ëngjëll Cara
  • Zv. Përgjithshme Znj. Angjelina Kola


Drejtoria përfaqëson Shoqërinë në marrëdhënie me të tretët.

Drejtoria ka të gjitha fuqitë ligjore të veprojë në emër të shoqërisë, përveç rasteve që me ligj i ngarkohen Këshilli Mbikëqyrës ose asamblesë së aksionarëve.

Drejtoria merr vendim me shumicë të thjeshtë votash të anëtareve të pranishëm kur janë prezent jo me pak se gjysma e anëtareve të saj.

Drejtori i Përgjithshëm përfaqëson ligjërisht shoqërinë.

Drejtori i Përgjithshëm organizon, bashkërendon dhe drejton veprimtarinë e Drejtorisë në aktivitetin për administrimin e shoqërisë.

Drejtori i Përgjithshëm përfaqëson Drejtorinë në marrëdhënie me të tretet:

  • Me gjykatën,
  • Me Këshillin Mbikëqyrës,
  • Asamblenë

Nënshkruan kontrata edhe marrëveshje për të cilat është autorizuar drejtoria nga Këshilli Mbikëqyrës.

Përgjigjet për aktivitetin e drejtorisë, ne emër të saj raporton në Këshillin Mbikëqyrës për çdo tremujor.

I propozon Këshillit Mbikëqyrës kandidatët për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të drejtorisë dhe Drejtorët e Filialeve.

Nënshkruan Vendimet e drejtorie në funksion të zbatimit të detyrave të caktuara për administrimin e shoqërisë.

Organizon punën për hartimin e projekt-programit ekonomiko-financiar të shoqërisë dhe pas miratimit nga Asambleja e Aksionareve (Ministria e Ekonomisë), drejton punën për zbatimin e tij nga të gjithë anëtaret e drejtorisë dhe strukturat administrative të shoqërisë.

Drejtoria e “Posta Shqiptare” sh.a. është e angazhuar që të menaxhojë aktivitetin e saj me integritet, ndershmëri dhe drejtësi në përputhje me ligjet, rregullat dhe standardet e një shoqërie të përparuar.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto

[1]

Lidhje

Redakto
  1. ^ Buxhetit i miratuar për vitin 2024.