Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Shpallja e Pavarësisë është shpallja e pavarësisë së vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane në kushtet e Luftës së Parë Ballkanike. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

Ismail Qemali në 1-vjetorin28 nëntor

Arritja e kryengritjes shqiptare të 1912 u dha të kuptonte shteteve ballkanike se gjendja e Perandorisë Osmane ishte e dobët. Mbretëria e Serbisë ishte kundër planit të Vilajetit Shqiptar, duke parapëlqyer një shkartisje të Rumelisë mes katër shteteve ballkanike. Shtete të cilat planifikuan ndarjen e territoreve evropiane osmane dhe gjithashtu u ujdisën që territoret e pushtuara gjatë Luftës Ballkanike të qeveriseshin si Condominium. Kjo edhe është arsyeja e Asamblesë Mbarëshqiptare të tubuar nga Ismail Qemali, ku morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.

PavarësiaRedakto

ShpalljaRedakto

Asambleja prej 40 delegatëve në kasabanë e Vlorës më 28 nëntor 1912, shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Procesverbali pas të cilit u radhitën firmat e të dërguarve që u ujdisën për shpalljen u diktua nga Ismail Qemali, u shkrua në gjuhën shqipe nga Luigj Gurakuqi dhe në vijim në osmanisht nga Shefqet Dajiu. Teksti i procesverbalit të mbledhjes nis me fjalët:

"Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme.
Passi upërmendën prej Ismail Qemal Beut Kryetarit të Kongresit, rreziqet e mjerimet në të cilat ndodhet Shqipnia, kongresistët me nji zâ pranuan Independencën edhe e proklamuan Shqipniën Shtet Independent e të lirë.

FirmëtarëtRedakto

 
Pamja origjinale e procesverbalit të shpalljes së pavarësisë, foto Marubi me 1937. Shënimi i mëposhtëm, i paidentifikuar autori, është bërë për emrat që ishin nga ana e pasme

Lista e atyre që e firmosën dokumentin që protokolloi shpalljen u botua më pas te gazeta e qeverisë së dalë nga ajo asamble, Përlindja e Shqipniës. Akti i shpalljes u shkrua në një copë letre, ku në formulimin protokollar radhiten 34 firma dhe në pjesën e pasme janë gjashtë firma tjera.[1]

  1. Ismail Qemali
    (Ismaïl Kemal)
  2. Nikoll Kaçorri
    (Kaçorri)
  3. Vehbi Dibra Agolli
    (Abdyl Aziz Vehbi, me shkrimin osman)
  4. Jorgji Karbunara
    (J. Karbunara)
  5. Elmas Boçe
    (Elmas Boce)
  6. Veli Harçi
    (Veli Harçi)
  7. Qazim Kokoshi
    (Qazim Kokoshi)
  8. Jani Minga
    (J K Minga)
  9. Rexhep Mitrovica
    (Rexhep)
  10. Dhimitër Tutulani
    (D N. Tut)
  11. Aristidh Ruçi
    (A. Ruçi)
  12. Abdi bej Toptani
    (Abdi)
  13. Abaz Dilaver Çelkupa
    (Abas Dilaver)
  14. Mid'hat Frashëri
    (Midhat Frashëri)
  15. Shefqet Dajiu
    (Shefqet Daji)
  16. Zihni Abaz Kanina
    (Zihni Abbas Kanina)
  17. Xhelal Koprëncka
    (Xhelal Ko)
  18. Hajredin bej Cakrani
    (Hajredin Cakrani)
  19. Qemal Karaosmani
    (Qemal Elbasani)
  20. Ilias bej Vrioni
    (Iljas Vrijon)
  21. Salih Gjuka
    (Salih Gjuka)
  22. Dhimitër Beratti
    (D. Beratti)
  23. Dhimitër Mborja
    (Dh. Emmanuel)
  24. Dhimitër Zografi
    (Dimitri Zografi)
  25. Murad bej Toptani
    (Murad Toptani)
  26. Pandeli Cale
    (Pandeli Cale)
  27. Luigj Gurakuqi
    (Luiz Gurakuqi)
  28. Bedri Pejani
    (Bedri Pejani)
  29. Spiridon Ilo
    (Spiro T. Ÿlo)
  30. Thanas Floqi
    (Thanas V. Floqi)
  31. Qemal Mullaj
    (Qem Be Mullaj)
  32. Lef Nosi
    (Lef Nosi)
  33. Myrteza Ali Struga
    (D. H. Murteza)
  34. Nuri Sojliu
    (Nuri)
  35. Mustafa Merlika-Kruja
    (Mustafa Asim Kruja)
  36. Ferit bej Vokopola
    (M. Ferid Vokopola)
  37. Ymer Deliallisi
    (Ymer)
  38. Xhemal Deliallisi
    (Cemmalyyddin bey)
  39. Nebi Sefa
    (Nebi Sefa Lushja)
  40. Zyhdi Ohri
    (Zuhdi Ohria)

Cungimi i dokumentit të PavarësisëRedakto

Dokumenti u ruajt më pas nga Lef Nosi,[2] i cili e vendosi në dispozicion të një ekspozite të mbajtur me 25 vjetorin e pavarësisë më 1937. Për qëllimet e kësaj ekspozite fotografi zyrtar i Oborrit Mbretëror Kel Marubi e fotografoi së bashku me një riprodhim të anës së pasme ku gjendeshin firma të tjera.

Në kohën e regjimit komunist, nga ndërhyrjet historiografike u cungua edhe dokumenti i pavarësisë. Në albumin Rilindja Kombëtare botuar më 1962, duke u mbuluar me dy fotografi firmëtarët e censuruar janë 9,[2] në albumin PPSH 1941-1966 me drejtoreshë Instituti Nexhmije Hoxhën firmëtarët e censuruar janë 14, ndërsa në tekstin kombëtar i Historisë së Shqipërisë 2008-2012 janë 4 të censuruar.[3]

Shih edheRedakto

ReferimeRedakto

  1. ^ Frashëri, Kristo (2008). Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë: 28 Nëntor 1912. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. ISBN 978-99956-10-14-2.
  2. ^ a b Alpan, Necip (30 tetor 2015). ""28 nëntori"/ Akti i Pavarësisë, gabimet në kopjen e Lef Nosit (2)". Shqiptarja.com.
  3. ^ Alpan, Necip (31 tetor 2015). ""28 Nëntori" / Çfarë di Kristo Frashëri për Aktin e Pavarësisë (3)". Shqiptarja.com.