Ymer Deliallisi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ymer Bej Deliallisi ishte firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë
Ymer Deliallisi Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë | |
---|---|
U lind | 1873 |
Vdiq | 1944 |
Kombësia | Shqiptar |
JetëshkirmiRedakto
Ymer Deliallisi lindi në Shijak më 1873. Emigroi herët në kolonitë e shqiptarëve jashtë atdheut, nga ku mori formimin e parë të tij si veprimtar i lëvizjes kombëtare. Bashkë me miqtë e tij Abdi e Murat Toptani, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme, e cila çoi në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Deliallisi mori pjesë në këtë ngjarje historike dhe firmoi çertifikatën e lindjes së shtetit shqiptar, me siglën “Ymer”. Duke qenë rrugës për në Vlorë, në përcjelljen që i bëri Ismail Qemalit, ai i dërgoi telegram veprimtarëve që ndodheshin në Shijak që ta ngrinin flamurin kombëtar sa më parë. Kundërshtar i politikës së Esat pashë Toptanit dhe përfaqësues i Shijakut në Kongresin e Lushnjes. Viti 1920 shënon ngarkimin e tij me detyrën e kryetarit të bashkisë së Shijakut. U mpleks me kryengritjen e vitit 1922 dhe pas dështimit të saj, u largua jashtë vendit. Pas disa vitesh, i kthyer në atdhe, u arrestua dhe u burgos. Më pas iu vu veprimtarisë tregtare dhe materializoi ndihmën ndaj luftës antifashiste. I internuar nga nazistët, vdes në burg, në Tiranë më 1944.