Referendumi për autonomi teritoriale dhe politike

Referendumi për Autonomi Politiko Territoriale të ShqiptarëveRepublikën e Iliridës IRJM.

Fletë votimi nga Referendumi për Autonomi politike dhe teritoriale të Shqiptarëve në IRJM

Pas përfundimit të referendumit maqedonas të 8 shtatorit dhe aprovimit të Kushtetutës së vitit 1991, faktorit politik shqiptar nuk i mbeti gjë tjetër përpos të kërkojë rrugë tjetër për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Iliridës IRJM. Një rrugë e këtillë ishte organizimi i një referendumi të veçantë, ku populli shqiptar do të shprehte vullnetin e vet përmes deklarimit gjithëpopullor. Zhvillimet e këtilla politike, përmes deklarimit plebicitar, ishin karakteristikë e të gjithë popujve që përpiqeshin të fitonin lirinë përmes procesit demokratik. Në IRJM, referendumi i popullit shqiptar ishte kundërpërgjigje ndaj të gjitha vendimeve të njëanshme të faktorit politik maqedonas, të cilët anashkaluan skajshmërisht interesat kombëtarë të shqiptarëve të Iliridës IRJM. Referendumi i popullit shqiptar të Iliridës IRJM u mbajt më 11 janar dhe 12 janar, 1992. Vendimin për shpalljen e referendumit për Autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve në IRJM e solli Kuvendi i Autonomisë27 dhjetor, 1991.

Qytetarët shqiptarë duhej të deklarohen se:

A jeni për Autonomi politiko territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni

Referendumi i shqiptarëve në Iliridë IRJM u realizua në një atmosferë impozante dhe solemne. Pothuajse i gjithë populli shqiptar, iu përgjigj thirrjes plebicitare duke shpresuar se kjo është zgjidhja më e mirë. Sipas informatave nga Komisioni i cili ka qeverisur procesin e referendumit, ai ishte plotësisht i suksesshëm. Raporti nga Kuvendi i autonomisë më 16 janar 1992. u dërgua edhe te institucionet ndërkombëtare:

  • Komuniteti Europian
  • Presidenti i Konferencës së Paqes në Jugosllavi
  • z Lord Carrington
  • Presidenti i Parlamentit Evropian
  • Kryetari i Komisionit të Arbitrazhit për Jugosllavinë
  • Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara
  • Kongresi, Senati dhe Programit të Departamentit të SHBA-së

Në këtë raport është theksuar se referendumi për autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve në Maqedoni ishte krejtësisht i suksesshëm. Por gjithashtu edhe theksoi pengesat dhe propaganda e qeverisë maqedonase kundër referendumit, mjetet e informimit dhe partive të tyre nacionaliste dhe kërcënimet që u janë drejtuar shqiptarëve dhe udhëheqësve të faktorit politik shqiptar. Rezultati i referendumit të shqiptarëve në Maqedoni ishte pozitiv. Nga gjithsej 383,539 votues të, përfshirë si listën e votuesve, votuan për autonomi 360,928 ose 92.0%, ndërsa 57 votues, nga ata që dolën në votime votuan kundër.

Referendumi për autonomi politiko teritoriale të Shqiptarëve në Maqedoni

92.0% 8.0%
Për Kundër

Policia maqedonase u përpoq për të ndaluar procesin e votimit, kryerjen e një kontrollimi të 260 qendrave të votimit, kurse nga 120 qendrat e votimit u konfiskua materiali zgjedhor. Komuniteti ndërkombëtar ishte i njohur edhe me një fakt që numri i shqiptarëve që sipas statistikave zyrtare 400.000 banorë, është falsifikuar krejtësisht, sepse pas referendumit doli në pamje një fakt tjetër i rëndësishëm, që elektorati shqiptar përfshin më shumë se 383.000 votues.

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto

[1] [2]

Lidhje të jashtme

Redakto

http://www.faktiditor.ch/top-lajm/kujtese-votimi-per-autonomi-territoriale-dhe-politike-te-shqiptareve-ne-maqedoni/

  1. ^ http://www.sobranie.mk/arhiva-8bed31ca-f2f1-4a3f-b4ce-576fb78a2c0a-ns_article-31-sednica-91.nspx
  2. ^ https://books.google.ba/books?id=2ycTQOISqWQC&pg=PA82&redir_esc=y#v=onepage&q&f=true